• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Projektet TAP-IAP, Gjiknuri në SHBA: Ekspertizë amerikane për menaxhim
Home
Shqipëri

Projektet TAP-IAP, Gjiknuri në SHBA: Ekspertizë amerikane për menaxhim

6 February, 2018 luljetaautor Politikë, Shqipëri

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, nisi një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit në Washington dhe në New York, ai do të zhvillojë takime me funksionarë të lartë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Energjisë ashtu sikurse kongresmenë dhe përfaqësues të kompanive të njohura amerikane në fushën e energjisë.
Takimi i parë i ministrit Gjiknuri u zhvillua me të ngarkuarën e posaçme për cështjet e energjisë në Departamentin e Shtetit, znj. Sue Saarnio.

Thellimi i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të përpjekjeve për rritjen e sigurisë energjetike në Evropë, Korridori Jugor i Gazit dhe ecuria e ndërtimit të gazsjellësit TransAdriaticPipeline (TAP) ishin në fokusin e bashkëbiseduesve. Ministri Gjiknuri njohu zyrtaren amerikane me hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për lehtësimin e fazës ndërtuese të këtij projekti mjaft të rëndësishëm që ndryshon hartën energjetike të vendit.

Z.Gjiknuri u ndal edhe tek projekti JonianAdriaticPipeline (IAP) duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen që po i japin këtij gazsjellësi të ri që prek jo vetëm Shqipërinë por Malin e Zi, Bosnjen dhe Kroacinë.

“Në një kohë kur projekti TAP tashmë është në fazën intensive të realizimit, po punojmë ngushtësisht me vendet fqinje për të bërë realitet edhe degëzimin me IAP. Gjithashtu, në kuadër të diversifikimit të burimeve të energjisë, kemi përfunduar tashmë masterplanin për gazifikimin e vendit”, theksoi z.Gjiknuri.

Një tjetër fushë e diskutuar gjatë takimit ishte ajo e hidrokarbureve. Përfaqësuesja e Departamentit të Shtetit nënvizoi gatishmërinë e qeverisë amerikane për të vazhduar bashkëpunimin me dhënie ekspertize në kuadër të mirëmenaxhimit të vendburimeve të naftës.

Ministri Gjiknuri insistoi se përveç ekspertizës edhe prezenca e kompanive amerikane me eksperiencë në fushën e hidrokarbureve do të ndihmonte në këtë drejtim. Gjatë takimit u fol edhe për planet e qeverisë shqiptare për zhvillimin e blloqeve të lira të kërkimit në tokë e det ashtu sikurse për ristrukturimin e kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milan, Kaladze: Gattuso ka transmetuar karakterin e tij tek ky ekip
Previous article Ndarja nga jeta e Luzhiana Abazit/ Fjalët prekëse të këshilltares së LSI, Elona Guri: Unë besoja se ti...

luljetaautor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT