• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROJEKLIGJI I RI/ Pas SHBA, edhe Shqipëria jep pasaporta për të gjithë ata që lindin në territorin e vendit tonë
Home
Politikë

PROJEKLIGJI I RI/ Pas SHBA, edhe Shqipëria jep pasaporta për të gjithë ata që lindin në territorin e vendit tonë

6 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda sqaron ndryshimet e parashikuara në projektligjin për dhënien e shtetësisë shqiptare sipas të cilit parashikohet se tashmë do të ketë pasaporta shqiptare do të jepet përmes lindjes, origjinës, lindjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, natyralizimit dhe birësimit.

 

Rovena Voda shpjegoi se pasaporta shqiptare nuk do të jepet për shkak të etnisë së përbashkët shqiptare çka do të thotë se shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe trojeve të tjera shqiptare nuk përfitojnë automatikisht prejt etnisë. Voda sqaroi se ndryshimet në ligj i japin mundësi të marrin pasaporta shqiptare ata që kanë lidhje gjaku me një person me shtetësi nga Republika e Shqipërisë.

Ajo u shpreh se shteti mbetet i angazhuar që asnjë i lindur apo banues në territorin shqiptar të mos mbetet pa shtetësi shqiptare. Zv. ministrja sqaroi se duke aplikuar Jus Solin, tashmë çdo person që lind në territorin e vendit tonë do mund të marrë shtetësinë shqiptare.

Jus Soli është termi juridik ,që vjen nga latinishtja, i cili përdoret për të treguar të drejtën e kujtdo të fitojë shtetësinë e një vendi ku ka lindur pavarësisht kombësisë. Kjo e drejtë ushtrohet në mënyrë të plotë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në asnjë vend të Bashkimit Europian.

 

Voda sqaroi se pasaportë shqiptare do të ketë edhe për investitorët që kanë interes kombëtar por duke rritur kontrollin në bashkëpunim me institucionet e tjera për të refuzuar ata që pastrojnë paratë ose kanë probleme me ligjin.  Ndërsa për shtetësitë shqiptare të dhëna nga presidenti i Republikës që rezultojnë me probleme me ligjin, Voda tha se ajo mund të hiqet me propozim të ministrit të Brendshëm.

“Duke parë të gjitha problematikat ne menduam që të krijonim një ligj të ri, që i përket legjislacionit të brendshëm të vendit. Ka disi risi. kemi futur si një nga mënyrat e përfitimit atë përmes shtetësisë. Me origjinë lidhet edhe lidhja mes personit te lindur dhe personit që kërkon të fitojë shtetësinë. Të gjithë ata të huaj që jetojnë jashtë por arrijnë të provojnë se kanë lidhje deri në shkallë të tretë me një person me shtetësi shqiptare do mund ta përfitojnë edhe ata. Fëmijët e gjetur në territorin e Shqipërisë do përfitojnë shtetësinë shqiptare.

Këtë e kemi bërë për angazhimin që ka bërë qeveria shqiptare. Ne dimë raste të shumë sakrifice që jetojnë në Greqi dhe fëmijë të hasin pengese për t’u regjistruar në gjendjen civile. Çdo fëmijë i lindur nga prindër shqiptar do mund të marrë shtetësinë shqiptare. Ka një procedurë lehtësuese në ligj. Kemi lehtësira edhe në rastet kur shtetas shqiptarë duan të rifitojnë shtetësinë shqiptare. Garantohet shtetësia shqiptare edhe kur ke shtetësia të tjera. Një e veçantë tjetër në interes të sigurisë kombëtare, kemi futur edhe rastin kur shtetasi heq dorë vullnetarisht por edhe kur i hiqet edhe pa kërkesë. Këto raste janë kur vërtetohet kur personi është pjesë e grupeve kriminale ose terroriste. Në këtë rast kjo bëhet me kërkesë të ministrit të brendshëm”, tha Rovena Voda.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATOJA NË ANGLI DREJT FUNDIT/ "Djajtë e Kuq" hidhen në sulm për yllin e Tottenham...
Previous article PAS LARGIMIT NGA "ORA NEWS"/ Zbulohet PROJEKTI televiziv i Rudina Dembacaj (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat Aktualitet

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda Aktualitet

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda

SPAK MBYLL HETIMET PËR ERVIN MATËN/ Akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë Aktualitet

SPAK MBYLL HETIMET PËR ERVIN MATËN/ Akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT