• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROGRAMI “SHKOLLAT E SHEKULLIT 21″/ Ministrja Kushi dhe ambasadori britanik në Elbasan: Synohet zhvillimi i mendimit kritik
Home
Politikë

PROGRAMI “SHKOLLAT E SHEKULLIT 21″/ Ministrja Kushi dhe ambasadori britanik në Elbasan: Synohet zhvillimi i mendimit kritik

25 October, 2020 s.autor Politikë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka zhvilluar një vizitë në shkollën 9-vjeçare “Qamil Guranjaku” në Elbasan bashkë me ambasadori Britanik në Tiranë Duncan Norman dhe kryetarin e Bashkisë Elbasan Gledian Llatja.

Ata kanë parë nga afër projektet e nxënësve të zhvilluara në kuadër të programit “Shkollat e shekullit 21”. Projektet e zhvilluara nëpërmjet kodimit në këtë shkollë kanë në fokus kursimin e energjisë në mjediset shkollore, ndërgjegjësimin e nxënësve në zbatimin e rregullave gjatë situatës së pandemisë e një sërë çështjesh të tjera që prekin komunitetin shkollor.

“Projektet janë pjesë e programit ‘Shkollat e shekullit 21’, i cili zbatohet nga Këshilli Britanik dhe synon zhvillimin e aftësive të mendimit kritik dhe aftësive praktike të programimit”, nënvizon Ministrja Kushi duke shprehur mirënjohje ndaj Këshillit Britanik për këtë projekt ambicioz nëpër shkolla dhe duke shprehur bindjen gjithashtu se nxënësit falë këtyre aftësive të reja, nesër do të jenë më konkurrentë dhe do të përshtaten më mirë në tregun e punës.

Shkolla 9-vjeçare “Qamil Guranjaku” është një nga 800 shkollat në Shqipëri, të përfshira në Programin e “Shkollat e shekullit 21”. Që prej fillimit, 3,000 mësues janë trajnuar për mendimin kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodimin. Deri më tani, 16,800 Mikro-bit janë shpërndarë nga 24,000 që do të shpërndahen deri në fund të programit.

Programi “Shkollat e shekullit 21” është një program arsimi 3-vjeçar, i zbatuar nga Këshilli Britanik dhe ka për qëllim të zhvillojë aftësitë kryesore të shekullit 21 të mbi një milion nxënësve të moshës 10-15 vjeç në vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi) dhe do të përfshijë të gjitha shkollat e arsimit bazë në Ballkanin Perëndimor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I MIRË/ Mjekët britanikë mund të vaksinohen nga COVID-19 para Krishtlindjeve
Previous article RINDËRTIMI NË SHIJAK/ Drejt përfundimit kopshti nr.1 për 150 fëmijë

s.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT