• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROFILI/ Kush është Luela Hajdaraga, vajza e ish-ministrit Luan Hajdaraga që u propozua nga Cakaj për ambasadore në Athinë
Home
Sociale

PROFILI/ Kush është Luela Hajdaraga, vajza e ish-ministrit Luan Hajdaraga që u propozua nga Cakaj për ambasadore në Athinë

8 July, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shkarkuar sot ambasadoren shqiptare në Greqi, Ardiana Hobdari, pas ankesave të shumta që kanë pasur emigrantët në drejtim të saj.

Ndërkohë, mediat greke bëjnë me dije se Hobdari është është e përfshirë në skandalin e zhdukjes (vjedhjes) së 100 pasaportave shqiptare vitin e kaluar në Athinë.

Ndërkaq, e propozuar tek presidenti Meta për ambasadore në Athinë, Luela Hajdaraga mësohet se është vajza e ish-ministrit socialist të Mbrojtjes Luan Hajdaraga. Ky i fundit është ndarë nga jeta disa kohë më parë, pas një sëmundje të rëndë.

Luela ka qenë më herët Koordinatorja e Bashkëqeverisjes në Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme prej afro 3 vitesh. Duke qenë se prej kohësh ishte pjesë e platformës “shqiperiaqeduam.al”, platformë në të cilën vijnë një numër i konsiderueshëm shqetësimesh nga emigrantët shqiptarë jashtë vendit, Hajdaraga është menduar si më e favorshme për postin e ambasadores.

Edukimi

Luela hajdaraga ka zhvilluar shkollën e mesme në ‘Albert Einstein High School’, gjatë periudhës 1996-2000. Më pas (2001-2004) ka ndjekur studimet e larta në universitetin e Marylandit për psikologji.

Në vitet 2004-2008 Hajdaraga është diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në universitetin shtetëror të Nju Jork Empire State College. Më tej 2009-2011 ajo është pajisur me një diplomë masteri për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në universitetin UBIS.

Punësimi

Prej një periudhe 1-vjeçare (1998-1999) Hajdaraga ka shërbyer si ndihmës menaxhere marketingu në Uashington D.C.

Më pas, për më shumë se 2 vite ka punuar si ndihmës pedagoge në kolegjin Montgomery në Maryland.

Nga 2001-2003 ka punuar si ndihmës drejtore në Editex home corporation në Uashington D.C.

2003-2004 ka punuar si menaxhere në kompaninë Alrue Import po në Uashington.

Për 1 vit e 5 muaj ka qenë menaxhere në Qendrën për të Drejtat e Njeriut në Tiranë, dhe më pas ka qenë në pozicione të rëndësishme në shumë kompani të njohura në Tiranë. Së fundmi Hajdaraga punon si Koordinatore e Bashkëqeverisjes në Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËNGËTARJA SHQIPTARE ME COVID/ Reagon bashkëshorti: O njerëz mos e mbani të fshehtë, s’është HIV!
Previous article "I BASHKOHEN DY KRIME"/ Gjykata e Elbasanit i hap rrugën Dritan Dajtit për lirimin me kusht

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT