• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFILET: Kush janë dy DEPUTETËT që do të zëvëndësojnë Rakipin dhe Rahovicën
Home
Shqipëri

PROFILET: Kush janë dy DEPUTETËT që do të zëvëndësojnë Rakipin dhe Rahovicën

5 January, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica nuk do të jenë më deputetë. Ky është vendimi që mori sot KQZ-ja pas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Ata akuzoheshin se nuk kishin deklaruar të kaluarën e tyre në Itali. Pas largimit të tyre, në listë për tu bërë deputetë janë një burrë e një grua.

Vendin e Aqif Rakipit si deputet i PDIU-së do ta marrë, Dritan Bici, ish-kryebashkiak i Gramshit dhe i njohur për disa bëma të tij.

Ndërsa vendin e Gledion Rehovicës, si deputet i LSI-së do ta marrë Silva Caka, ish-deputete e legjislaturës së kaluar.

Kush janë ATA:
Silva Caka  renditej e treta në listën shumë ermërore të LSI-së për qarkun e Beratit. Caka ka qenë deputete edhe legjislaturën e kaluar ndërkohë që në zgjedhjet e fundit mbeti jashtë Kuvendit.

Pra, ka qënë deputete nga viti 2013 deri në 2017.  Gjithashtu është një nga nga themeleueset e Lëvizjes së Gruas për Integrim.
Silva është anëtare e Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Një tjetër personazh interesant, që i ka hyrë me makinë në fushës së futbollit për të rrahur arbitrin e ndeshjes, pritet të ulet në Kuvend. Është fjala për Dritan Bicin, i cili zuri vendin e Aqif Rakipit, pasi KQZ-ja i hoqi mandatin ketij të fundit.
Dritan Bici në mars të vitit 2013 kur ishte kryebashkiak i Gramshit, hyri me makinë në stadium për të rrahur arbitrin e ndeshjes, pasi ishte i pakënaqur me vendimet për ndeshjen. Ngjarja skandaloze tërhoqi vëmendjen edhe të mediave të huaja. “Elf Voetbal”, revista më e madhe për futbollin në Holandë, ishte një nga mediat e huaja që e ka pasqyruar ngjarjen. Asokohe kryebashkiaku u dënua për të mos hyrë në stadium deri në fund të sezonit futbollistik. Për atë ngjarje ai kërkoi falje publikisht, duke shpjeguar edhe arsyet përse e shtynë të futej në stadium me makinë për të dhunuar arbitrin.

Lidhja e tij me partinë e Shpëtim Idrizit është e re, pasi që prej vitit 1992, Bici ka qenë pjesë e strukturave të PS-së dhe kryebashkiak i kësaj force politike për vite me radhë deri pas disa përplasjeve me Gjiknurin dhe  u largua.

Por përtej këtyre situatave sa banale aq edhe të zakonshme në moçalin politik të Shqipërisë, Dritan Bici figuron gjithashtu edhe i dënuar me vendim gjykate. Sipas asaj që ai shkruan në formularin e vetëdeklarimit, rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në shtator 2013 për incidentin që ndodhi në stadium. Ish-kryebashkiaku është dënuar me 60 orë punë të detyruara për interes publik. Dënimi në këtë formë ka zgjatur rreth 5 muaj.
Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mkhitaryan 'injoron' Interin, refuzon kalimin te zikaltërit
Previous article Conte flet për merkaton, kërkon Barkleyn tek Chelsea

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

AUDIOPËRGJIMET E AHMETAJT PËR TRAFIK ARMËSH/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes Aktualitet

AUDIOPËRGJIMET E AHMETAJT PËR TRAFIK ARMËSH/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT