Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Bashkim Fino pritet të jetë njëri prej kandidatëve për postin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Kjo lëvizje e re, pritet të pasohet me lënien e mandatit në qarkun e Fierit. Karrigen e lënë bosh nga Fino pritet ta marrë një kandidate femër, referuar listës emërore të kandidatëve.
Aktualisht Cakrani mban postin e Kryetares së PS-së për Fierin dhe është shumë aktive në rradhët e PS-së në këtë zonë.
Gentiana Cakrani, në zgjedhjet e 25 qershorit ishte e renditur e 11-ta në listën e kësaj force politike siç mund ta shohim edhe më poshtë:
Gentiana Cakrani ka lindur në Fier më 3 Qershor 1985. Në vitin 2007 ka përfunduar studimet pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, dega Anglisht në Vlorë. Nga viti 2013 e në vazhdim ka qenë e punësuar si mësuese në shkollën “Naim Frashëri”.
Gentiana gjithashtu duket se në detyrën e saj si kryetare e Fierit për Partinë Socialiste vëmëndje të veçantë i ka kushtuar edhe grave, gjë që e shohim edhe tek postimi i saj në rrjetin social Facebook (Këtu dhe ku e shohim shumë aktive).
Përgatiti: AlpeNews.al







