• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Basha në Kurbin: Duam ministrat e korruptuar para drejtësisë, nuk ka Europë pa…
Home
Shqipëri

Basha në Kurbin: Duam ministrat e korruptuar para drejtësisë, nuk ka Europë pa…

11 January, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u bëri apel shqiptarëve të marrin pjesë në protestën e 27 janarit për të dhënë mesazhin se janë kundër kapjes politike të drejtësisë nga Edi Rama. Në takimin me qytetarët e Kurbinit, Basha tha se drejtësia e vërtetë është motiv kryesor i protestës, por përsa kohë Edi Rama do të jetë në krye të qeverisë, ai do të mbrojë pushtetin e tij kriminal dhe të korruptuar duke penguar reformën e vërtetë në drejtësi dhe integrimin europian të vendit.

“Nuk ka Shqipëri në Europë dhe nuk mund të ketë një Shqipëri në Europë, pa një drejtësi që nuk i mbron por i ndëshkon peshqit e mëdhenj të krimit dhe të korrupsionit, duke filluar me kokën e kupolës mafioze Edi Ramën dhe shpurën e tij të ministrave të korruptuar. Pa arrestimin e peshqve të mëdhenj të krimit dhe korrupsionit nuk ka Europë. Dhe se kjo parti ka lindur për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.”– u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.

Basha tha se emërimi i një prokurori politik në kundërshtim me kushtetutën dhe pa veting është projekt i Edi Ramës për të mbrojtur Saimir Tahirin, me të cilin e bashkon pakti mafioz I heshtjes për ruajtjen e pushtetit.

“I tmerruar nga drejtësia e pakapur politike, Edi Rama po bën gjithçka ta abortojë projektin e drejtësisë për shqiptarët. Kjo është një arsye kryesore dhe një nga arsyet më të mëdha përse do të mblidhemi më 27 janar në orën 12.00 të shtunën, për t’i thënë Edi Ramës, se Partia Demokratike, do drejtësi, se ne duam Sajmir Tahirin në burg, Vangjush Dakon në burg, Qazim Sejdinin në burg. Duam ministrat e tij të korruptuar përpara drejtësisë.”-tha Basha.

Kreu i opozitës u kërkoi demokratëve të sqarojnë derë më derë shqiptarët se për shkak të Aleancës së Edi Ramës me krimin shqiptarët sot nuk zgjedhin dot një qeveri në shërbim të tyre, ata janë më të varfër, paguajnë më shumë taksa, po u përkeqësohet shërbimi shëndetësor dhe po bëhen eksperimente me arsimin e fëmijëve të tyre.

“Ndaj objektivi politik i opozitës është i shprehur fare qartë. Largimi i Edi Ramës dhe i kësaj qeverie mafioze, është kusht i panegociueshëm i opozitës, objektiv kryesor i aksionit tonë opozitar, dhe i protestës së 27 janarit dhe i çdo aksioni tjetër qytetar që do të pasojë. Nuk ka qeveri të korruptuar në botë, në Europë dhe as në Shqipëri, t’i rezistojë pjesëmarrjes masive qytetare.” –tha Basha.

Kreu i opozitës u shpreh se një qeveri antimafia do të garantojë zgjedhje legjitime, me parlament dhe qeveri legjitime, që nuk e blen pushtetin, por e përdor atë për zhvillimin e vendit dhe mirëqënien e shqiptarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROFIL: Bashkim Fino lë mandatin për FSHF. Njihuni me bukuroshen nga Fieri që e zëvëndëson (FOTO)
Previous article Mourinho i etur t’ia rrëmbejë Sanchezin Guardiolas, ofron Mkhitaryanin dhe 28mln euro

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT