• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROCESI I INTEGRIMIT/ Kryeparlamentari Ruçi: Objektivat drejt përmbushjes. Opozita ka “luksin”…
Home
Politikë

PROCESI I INTEGRIMIT/ Kryeparlamentari Ruçi: Objektivat drejt përmbushjes. Opozita ka “luksin”…

28 February, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi ka deklaruar vendosmërinë e Shqipërisë për të vazhduar avancimin e axhendës së BE-së për ruajtjen e ritmit të reformave, si dhe garancinë se opozita shqiptare do të ushtrojë përgjegjësitë e saj parlamentare. Zoti Ruçi priti sot delegacionin e Parlamentit Europian, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri. Në takim ishin të pranishëm edhe Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të PS dhe bashkëkryetar i delegacionit shqiptar në PE, si edhe Senida Mesi, Zëvëndëskryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit Europian.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi falenderoi europarlamentarët për mbështetjen që Parlamenti Europian i ka dhënë procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Ai tha se roli i Parlamentit Europian është vendimtar në sigurimin jo vetëm të mbështetjes institucionale, por dhe asaj publike të këtij procesi. “Ne jemi të vendosur për të vazhduar avancimin e axhendës së BE-së për ruajtjen e ritmit të reformave sipas pesë prioriteteve kryesore përcaktuese, veçanërisht në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar” tha zoti Ruçi.

Duke folur lidhur me tensionin politik të krijuar në vend pas heqjes dorë nga mandati i 57 deputetëve të opozitës, Kryetari i Kuvendit tha se në Shqipëri opozita aktuale gëzon të gjitha kushtet për të ushtruar përgjegjësitë e saj parlamentare, politike e kombëtare, ligjvënëse dhe kontrolluese, si asnjë opozitë para saj. “Unë vetë kam qenë 60 përqind të viteve të jetës time politike në opozitë dhe as ëndërroja të kisha këto të drejta që gëzon opozita sot” tha zoti Ruçi.

Duke dhënë hollësi nga aktiviteti i opozitës në parlament zoti Ruçi njoftoi europarlamentarët se “Gjatë tri sesioneve të fundit, opozita ka munguar në 18 nga 42 seanca plenare të zhvilluara, por foltorja e parlamentit dhe debati parlamentar kanë qenë në dispozicion të opozitës”. “Edhe pse ka munguar në 18 seanca, opozita ka folur në Kuvend rreth 22 orë më shumë se maxhoranca” tha ai. Sipas kreut të parlamentit prej shtatorit 2017, opozita ka zhvilluar 805 diskutime në 117 orë, kundrejt 595 diskutimeve në 95.3 orë të maxhorancës. “Lulzim Basha ka zhvilluar 64 diskutime në 13 orë, kundrejt 49 diskutimeve në 11.4 orë të Kryeministrit. Nëse shtojmë edhe diskutimet dhe 1.6 orët dhe 14 diskutimet e drejtueses tjetër të opozitës, Monika Kryemadhit, rezulton se drejtuesit e opozitës kanë folur mbi dy orë më shumë se Kryeministri i vendit” tha zoti Ruçi. Sipas tij qeveria dhe shumica kanë janë në minorancë për përdorimin e kohës parlamentare. “Opozita ka drejtuar 174 kërkesa për informacion, dhe puthuajse të gjithave u është dhënë përgjigje. Opozitës i janë plotësuar të gjitha kërkesat për mocione për debat, ngritje komisionesh hetimore etj. Të gjithë këto hapësira u krijuan sespe ne, me vullnetin tonëe, ndryshuam Rregulloren e Kuvendit për të krijuar të gjitha kushtet që opozita të ushtrojë përgjegjësitë e saj parlamentare” tha kreu i parlamentit Gramoz Ruçi.

Ai u prezantoi eurodeputetëve edhe kontributin e Kuvendit për integrimin europian dhe çështjet e lidhura me këtë proces dhe adresimin e rekomandimeve të Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2018, të cilat lidhen me reformën në drejtësi, reformën zgjedhore dhe rritjen e transparencës, konsolidimin e funksionimit demokratik të Kuvendit dhe fuqizimin e kontrollit parlamentar.

Eurodeputetët, anëtarë të Komisonit të jshtëm të Parlamentit Europian vlerësuan arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe avancimin e axhendës integruese në të pesë prioritetet. Në përfundim të takimeve në Shqipëri, deelgacioni i Parlamentit Europian dha një konferencë për shtyp.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Allegri merr lajmin e mirë, ja kush rikthehet në stërvitje
Previous article NË PRAG TË NDESHJES NDAJ CAGLIARIT/ Spalletti afron një tjetër lojtar akademia, shihni “perlën” e tij në stërvitje (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin Aktualitet

ARRESTIMI NË FRANCË/ Si ra pre e autoriteteve Ermal Beqiri dhe lidhja e tij me Ergys Agasin

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online Politikë

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik Politikë

TRYEZA KOMBËTARE/ Nga rrjetet sociale te përgjegjësia e prindërve, Rama prezanton masat për mbrojtjen e fëmijëve: Së shpejti nisim diskutimin publik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT