• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PRITJE MADHËSHTORE”/ Flet infermierja shqiptare që shkoi në Itali: Frika është e madhe, por…
Home
Sociale

“PRITJE MADHËSHTORE”/ Flet infermierja shqiptare që shkoi në Itali: Frika është e madhe, por…

6 April, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Sot në programin “Historia ime” në TV Klan në një lidhje në Skype ishte një nga 30 infermierët dhe mjekët që shkuan për të ndihmuar në luftën ndaj pandemisë në vendin fqinj.

Lindita Hasa u shpreh se ajo ndodhet në siptalin e Brescias, në spitalin më të madh të zonës së Lombardisë ku edhe ka filluar punën.

Infermierja tregoi se pritja nga ana e stafit mjekësor italian ka qenë shumë e mirë dhe ata janë treguar shumë të afërt me ta.

Mirela Milori: Në çfarë spitali je në Itali? Ku ju kanë vendosur?

Lindita Hasa: Jam në spitalin e Brescias, në spitalin më të madh të zonës së Lombardisë.

Mirela Milori: Më thuaj si është situata atje?

Lindita Hasa: Me thënë të drejtën me kolegët që po punojmë, se unë dhe një ekip prej 3 infermierësh të tjerë jemi direkt në infektiv dhe pasi bëjmë biseda ku kemi pak kohë të lirë sepse koha është e kufizuar dhe na thonë se para se të vinim ne, situata ishte shumë e rënduar, kurse tani është drejt rënies dhe shpresojmë të bjerë akoma numri i pacientëve.

Mirela Milori: Keni filluar punën apo jeni në një fazë trajnimi?

Lindita Hasa: Jo absolutisht jemi direkt në terapi intensive. Kanë qenë dy apo tre ditët e para, që na bënë një pyetësor për CV që gjithsecili prej nesh ka, për të na përcaktuar dhe në pavijonet që ne kemi eksperiencat në Shqipëri. Na bënë dhe tamponimin për të qenë të sigurt dhe ne dolëm të gjithë mirë. Shpresojmë që të kthehemi po të gjithë mirë.

Mirela Milori: Si ju ka pritur stafi mjekësor italian?

Lindita Hasa: Ka qenë një pritje madhështore që nga pushtetarët, qeveritarët, pastaj personeli është shumë i afërt me ne, shumë i mirë. Jo të gjithë e dinë komunikimin e gjuhës italiane rrjedhshëm, por edha ata që nuk flasin rrjedhshëm nuk e kanë aspak të vështirë, se janë shumë të afërt. Nuk i kisha njohur personalisht, kisha dëgjuar që janë popull i butë, por me të vërtetë janë kështu.

Mirela Milori: Ndjetë ju ndonjë diferencim?

Lindita Hasa: Nuk ndjemë absolutisht diferencim sepse ne kemi ardhur me eksperiencë pune, nuk ka asnjë fillestar që të ndjejë atë diferencimin. Gjithmonë mjekësia ka gjëra të reja, çdo ditë mësohet për ndryshime, mjekime. Terapia është pothuajse e njëjta, mund të ndryshojë mjekimi nga Italia në Shqipëri, por pothuajse janë ato.

Mirela Milori: Linda ti ke lënë familje në Shqipëri?

Lindita Hasa: Po kam lënë, një mami shumë të sëmurë. Po ky ishte vendimi im, se kur bëhesh infermiere nuk duhet të pyesësh më për familjen sepse duhet të jesh gjithmonë e gatshme aty ku kanë nevojë për ty. Mamit i kam thënë në momentin e fundit.

Mirela Milori: Kishe frikë kur u nise?

Lindita Hasa: Frika është shumë e madhe, nëse dikush thotë nuk ka frikë jam e sigurt qe gënjen, por nëse je e kujdesshme dhe mbrohesh, jam e sigurt që nuk të gjen asgjë nga kjo./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË BELGJIKË/ Vetëm 24 orët e fundit janë 185 të vdekur e mbi 20 mijë të infektuar
Previous article LIGJI PËR PRONAT/ Balla "rrëzon" dekretin e Metës: E ka certifikuar Venecia

F.autor

Postime të ngjashme

NGA "LOKU" DERI TEK "HIDRAULIKU"/ ZBARDHEN të gjitha kodet e SKYECC për pseudonimet e Koçekut, Hamzait, Orest Sotës dhe të tjerëve Aktualitet

NGA "LOKU" DERI TEK "HIDRAULIKU"/ ZBARDHEN të gjitha kodet e SKYECC për pseudonimet e Koçekut, Hamzait, Orest Sotës dhe të tjerëve

MERR FUND ARRATIA E NIPIT TË "MIRIT TË XHIKËS"/ Erjon Rama shkon me këmbët e veta në Polici, emri i tij mes biznesmenëve që dyshohet se pastronin paratë e krimit Aktualitet

MERR FUND ARRATIA E NIPIT TË "MIRIT TË XHIKËS"/ Erjon Rama shkon me këmbët e veta në Polici, emri i tij mes biznesmenëve që dyshohet se pastronin paratë e krimit

TJETËRSIMI I PRONAVE NË DIMËR/ Falsifikuan dokumentet, masa sigurie për 14 punonjës të Kadastrës dhe përfituesit Aktualitet

TJETËRSIMI I PRONAVE NË DIMËR/ Falsifikuan dokumentet, masa sigurie për 14 punonjës të Kadastrës dhe përfituesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT