• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIGJI PËR PRONAT/ Balla “rrëzon” dekretin e Metës: E ka certifikuar Venecia
Home
Politikë

LIGJI PËR PRONAT/ Balla “rrëzon” dekretin e Metës: E ka certifikuar Venecia

6 April, 2020 F.autor Politikë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka paralajmëruar se mazhoranca qeverisëse do të rrëzojë dekretin e Presidentit lidhur me rishikimin e ligjit të pronave.

Balla duke folur për ‘Ilva Now’ në Euronews, deklaroi se ligji është miratuar pas konsultimeve me Komisionit e Venecias dhe nuk do të merren parasysh pretendimet e Presidentit se cenohen dispozitat Kushtetuese.

“Ligji është konsultuar me Komisionin e Venecias, për këtë arsye argumentet e Metës bien ndesh me Komisionin e Venecias në këtë rast. Përfshirja e Venecias ka ardhur nga një komunikimin i vazhdueshëm që kemi pasur me Komisionin Evropian. Ligji do të mbetet ashtu siç ka kaluar në seancën e fillim marsit”, deklaroi z. Balla.

Në dekretin e tij, Presidenti Ilir Meta vërente se, ligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në republikën e Shqipërisë”, duhen rishikuar pasi cenojnë parimin e sigurisë juridike, bien ndesh me dispozita kushtetuese, rrezikojnë të krijojë tension kushtetues si dhe se nuk është në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i grupit të PS bëri me dije se Kuvendi pritet të mblidhet në seancë parlamentare javën e ardhshme, ku ndër të tjera do të kalojnë për miratim Aktet Normative të qeverisë që janë miratuar nga situata e pandemisë së COVID-19 si dhe disa marrëveshje për rindërtimin. Ndërkohë sa i takon masave që qeveria ka marrë, z. Balla e konsideroi paketën e ndihmës si përpjekje përtej mundësive.

“Ky shtet po paguan më shumë se ç’ka këllqet e veta dhe sot jemi në ditët kur kemi filluar pagesat e luftës. Jemi i vetmi vend që po paguajmë përveç njërit prej familjarëve të regjistruar të biznesit familjar. Po paguajmë edhe burri edhe gruan. Janë 35 mijë biznese të vogla që janë regjistruar”, deklaroi më tej z. Balla.

Për masat kufizuese të qeverisë, ai tha se “mund të kishim pasur më shumë të infektuar nëse do të kishim vonuar masat qoftë me 24 orë”. Kurse për emigrantët shqiptarë që kërkojnë të kthehen në një kohë kur kufijtë janë mbyllur, tha se do të aplikohet karantinim i detyruar për dy javë në hotele pranë pikave kufitare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PRITJE MADHËSHTORE"/ Flet infermierja shqiptare që shkoi në Itali: Frika është e madhe, por…
Previous article PUNON NË MILANO/ Mjeku shqiptar: Logjikë e ftohtë dhe durim sepse kjo pandemi nuk do të jetë e shkurtër

F.autor

Postime të ngjashme

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

DEBATI/ Gazetarja e CNN e pyet për revoltën popullore, Rama humb qetësinë: S’jeni objektiv! Nuk ka protesta Breaking News

DEBATI/ Gazetarja e CNN e pyet për revoltën popullore, Rama humb qetësinë: S’jeni objektiv! Nuk ka protesta

"PAGESA ËSHTË KRYER NGA..."/ Berisha pranon se ka lobuar për të marrë vizën amerikane Politikë

"PAGESA ËSHTË KRYER NGA..."/ Berisha pranon se ka lobuar për të marrë vizën amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT