Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla si dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kanë qenë bashkë në Elbasan në prezantimin e forcave ‘Shqiponja’.
Balla teka ka folur i ka dalë sërish në krah Lleshajt, duke lavdëruar punën që ka bërë që në ditën e parë të marrjes së detyrës si ministër.
“…hedh dikush një gurë në lumë dhe të gjithë të mençurit e tjerë duhet ta ndjekin. Ministri Lleshaj prej ditës së parë në krye të ministrisë së Brendshme ka bërë dhe bën një punë të shkëlqyer dhe padyshim ky është një investim i rëndësishëm i besimit që PS dhe grupi parlamentar i saj i ka dhënë.
Ndaj do ju lutesha miqësisht të fokusohuni tek ajo që ndodhi sot në Elbasan që është një rritje e prezencës së prekshme të punës së policisë në shërbim të njerëzve të zakonshëm të Elbasanit.
Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe do doja të kishit pak durim sepse policia e Shtetit do t’i zbulojë në kohë autorët dhe do t’i vërë para përgjegjësisë”, deklaroi Balla.