• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ATENTATI I PRENG GJINIT NË TIRANË/ Lleshaj: Sulm dhe goditje e shëmtuar, e pabesë ndaj sigurisë publike
Home
Politikë

ATENTATI I PRENG GJINIT NË TIRANË/ Lleshaj: Sulm dhe goditje e shëmtuar, e pabesë ndaj sigurisë publike

16 September, 2020 s.autor Politikë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka qenë në Elbasan për të prezantuar Forcën e re të Posaçme “Shqiponjat” në këtë qytet.

Lleshaj ka përmendur edhe ngjarjen e rëndë që ndodhi në Tiranë ku Preng Gjinit iu bë atentat më eksploziv në makinë dhe u dëmtuan edhe dy kalimtarë.

Ministri i brendshëm ka thënë se ngjarja ishte një goditje e shëmtuar dhe u ka bërë thirrje strukturave të policisë dhe prokurorisë që të punojnë për të zbardhur ngjarjen.

“Nuk mund të rri pa përmendur një ngjarje të rëndë që u ballafaquam dje në Tiranë, një sulm, një goditje e shëmtuar, e pabesë ndaj shqetësimit dhe sigurisë publike, e cila vetëm sa na provon që krimi mbetet kërcënim, mbetet sfidë e madhe me të cilën duhet të përballemi fort me vendosmëri, me inteligjencë dhe në mënyrë të pandërprerë. I kam kërkuar drejtuesit të Policisë së Shtetit që të angazhohen të gjitha burimet për ta zbardhur sa më parë këtë krim, për ta goditur atë rëndë në bashkëpunim edhe me strukturat e tjera ligj zbatuese dhe me prokurorinë, të cilës po ashtu i bëj thirrje për të adresuar të gjitha burimet e disponueshme në mënyrë që ky krim, i cili prishi qetësinë e kryeqyteti dje të zbulohet edhe si një mesazh ndaj kujtdo që guxon të ndërmarrë vepra të tilla, aq më tepër në mes të rrugës, duke sfiduar apo kërcënuar rëndë jetën e qytetarëve tanë dhe dua t’i garantoj ata që të gjitha strukturat ligj zbatuese në vend do të jenë shumë të angazhuara për të goditur me forcë çdo tentativë për prishjen e sigurisë dhe rendit në vend”, deklaroi Lleshaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREZANTIMI I FORCAVA "SHQIPONJA" NË ELBASAN/ Balla: Ministri Lleshaj bën një punë të shkëlqyer. Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet...
Previous article PËRFLITET SE DO KANDIDOJË ME PS-NË NË KUKËS/ Aktorja e ‘Portokalli’ godet me mesazhin e saj: S'ka gjë që s'mund të arrij...

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON PAMJET/ Rama: Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë vijojnë me ritme të larta Politikë

PUBLIKON PAMJET/ Rama: Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë vijojnë me ritme të larta

GJKKO E LIROI/ Berisha ironizon Ilir Beqajn: Mos u çudisni kur Rama t’i japë certifikatë mirënjohjeje Politikë

GJKKO E LIROI/ Berisha ironizon Ilir Beqajn: Mos u çudisni kur Rama t’i japë certifikatë mirënjohjeje

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton Politikë

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT