Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovië ka komentuar për herë të marrë marrëdhëniet ndërshtetërore midis Kroacisë dhe Serbisë.
Mes të tjerash ajo tha se “shumë ujë do të rrjedhë në Danub përpara se Kroacia dhe Serbia të mund të thonë se janë shtete miqësore”.
Mësohet se këto deklarata të forta kanë irrituar Beogradin të cilët i kanë cilësur si një provokim të ardhur nga Kroacia.
Siç e dimë, beteja e Vukovarit është një nga betejat më të përgjakshme në historinë e Kroacisë ku Ushtria Popullore Jugosllave rrethoi për 87 ditë Vukovari, në Kroacinë lindore.
Politikat nacionaliste të ndjekura nga Presidenti Sllobodan Millosheviç sollën në vitin 1990, shpërthimin e një kryengritje të armatosur nga serbët e Kroacisë.
Më 18 nëntor 1991 qindra ushtarë dhe civilë u masakruan nga forcat serbe, dhe së paku 31.000 civilë u dëbuan nga qyteti. (TemA)


