• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE/ Çfarë kishin planifikuar komandot e dezertuar dhe kush i ndihmoi
Home
Sociale

DETAJE/ Çfarë kishin planifikuar komandot e dezertuar dhe kush i ndihmoi

18 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Detaje të tjera zbulohen nga katër komandot e Forcave të Armatosura, të cilët kanë dezertuar gjatë një trajnimi në Britani. Bëhet fjalë për komandot, Ylber Tokrri, Aleksandër Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi, për të cilët ka edhe një procedim në Prokurori për thyerjen e betimit, shkruan “Panorama”.

Burimet thonë se Prokuroria ka dërguar urdhërndalimet për komandot shqiptare në Britani dhe pret që ata të kapen nga autoritet atje për t’u ekstraduar në Shqipëri, ku do t’i nënshtrohen një gjyqi ushtarak. Gjithashtu, të njëjtat burime thonë për “Panoramën”, se dezertimi ka qenë i menduar mirë.

Ka qenë një i afërm i njërit prej komandove që u ka siguruar vende pune në të zezë dhe strehim në Britaninë e Madhe. Emri i tij nuk bëhet i ditur, por vendimi nuk ka ardhur rastësisht. Burimet thonë se Ajazi, Lamkaj, Shkulaku dhe Tokrri kanë qenë pjesë e një grupi prej 12 efektivësh të Forcave Komando.

Këto forca, çdo vit, u nënshtrohen kurseve të ndryshme me qëllim trajnimin në kuadër të angazhimit në NATO. Katër komandot e kanë përfunduar kursin e tyre në Uells të Britanisë dhe pasi janë pajisur me certifikatë, janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Burimet thonë se katër të kërkuarit u kanë thënë shokëve të tjerë se do të shkëputeshin për të bërë pazar dhe për të pirë kafe dhe nuk janë kthyer më pasi janë pajisur edhe me leje për të dalë nga baza ushtarake. FA-të kanë pritur pesë ditë pas kthimit të pjesës tjetër dhe më pas kanë konfirmuar zhdukjen e tyre si dhe kanë bërë kallëzim penal në emër të Ministrisë së Mbrojtjes në Prokurorinë e Tiranës.

Sipas Kodit Penal Ushtarak, katër komandot akuzohen për mosparaqitje te eprorët e tyre. Ata rrezikojnë deri në 1 vit burg, pasi dënimet më të rënda kanë efekt vetëm në kohë lufte. Por ky nuk është rast i vetëm që ndodh me FA-të tona. Burimet thonë se ka mbi 15 çështje të tilla gjatë 2 vjetëve të fundit. Për rastin e katër komandove ka pasur edhe një reagim nga Ministria e Mbrojtjes, bërë dy ditë më parë.

“Janë 4 efektivë Komando që janë dërguar në Britaninë e Madhe për trajnim sipas programeve që ka Ministria. Ka rreth 2-3 javë që është konstatuar se ata nuk janë kthyer me pjesën tjetër të grupit që kanë mbërritur në atdhe. Që nga momenti që është kuptuar, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar autoritetet britanike që të bëhet ndalimi i tyre atje dhe njëkohësisht është depozituar edhe një kallëzim penal në Prokurori nga Ministria e Mbrojtjes”, shkruante reagimi i ministrisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOKUMENT/ Tahiri thyen rregulloren, PS votoi në Kuvend që të mos dalë nga Shqipëria
Previous article Presidentja e Kroacisë “provokon” serbët: Para se të jemi miq, duhet shumë ujë të rrjedhë në Danub

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHERRI I DHUNSHËM NË GJKKO/ Momenti kur forca të shumta policie futen me vrap në ambientet e Gjykatës së Posaçme Aktualitet

SHERRI I DHUNSHËM NË GJKKO/ Momenti kur forca të shumta policie futen me vrap në ambientet e Gjykatës së Posaçme

U VRA ME ARMË ZJARRI/ Valter Lleshi i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020 Aktualitet

U VRA ME ARMË ZJARRI/ Valter Lleshi i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat Aktualitet

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT