• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRESIDENTI/ Nga përjashtimi i Fatos Nanos tek deputetët e vetëofruar, Rama zbulon prapaskenat e përzgjedhjes së Bajram Begajt
Home
Politikë

PRESIDENTI/ Nga përjashtimi i Fatos Nanos tek deputetët e vetëofruar, Rama zbulon prapaskenat e përzgjedhjes së Bajram Begajt

4 June, 2022 F.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot prapaskenat se si u arrit në kandidaturën e Bajram Begajt për president të ri të vendit, gjatë diskutimeve të premten në Kryesinë e PS.

Rama tha se kishte disa profile që janë përjashtuar automatikisht, si deputetët e vetëofruar të PS, apo personazhe politikë të PS me kontribut të çmuar, jo aktivë, si Fatos Nano.

“Patëm tre drejtime të përcaktuara për profilet prej propozimeve të bëra.

Një drejtim ishte i të vetëpropozuarve këtu në grupin parlamentar, që u përjashtua menjëherë se parimi i vënë publikisht që ne jemi këtu me të gjitha votat por jemi në dispozicion të Republikës jo thjesht të PS e të vetvetes.

Pavarësisht si u spekulua si ndodh rëndom që kjo ishte një lojë, e kemi thënë që nuk do kishim kandidat nga grupi parlamentar i PS.

Drejtimi i dytë ishte që adresonte mundësinë për kandidatura që nuk janë anëtarë të grupit parlamentar të PS, që nga kryetari i partisë Fatos Nano e me radhë, për të cilët ne kemi respektin më të madh por për arsyet e thëna dhe publikisht e pamë të arsyeshme që dhe këtë drejtim ta përjashtojmë nga përfshirja në përzgjedhje se në këtë fazë të jetës së vendit PS ka barrën që të jetë parti e të gjithëve.

Pavarësisht si njerëzit votojnë, ata që nuk e votojnë në fund të mos ndihen asesi të përjashtuar nga këndvështrimi i PS mbi jetën publike, politike, e zgjidhjet që duhen bërë.

U fokusuam tek drejtimi i tretë ku grupi kishte vënë në dispozicion të këtij procesi 26 kandidatura, gra e burra të nderuar me profile të ndryshme që nga jeta publike, akademike, deri te profile që vinin nga t tjera drejtime politike.

Pas një diskutimi shumë cilësor, e pas vënies në peshore të çdo kandidature, duke ruajtur respekt për gjithë personat, pavarësisht mbledhjes së mbyllur, diskutimit konfidencial, u ruajt respekti deri në fund për gjithë personat që edhe pa dijeninë e tyre fare ishin të përfshirë.

Në fund patëm 6 kandidatura që morën më shumë kohë për tu shoshiture pastaj konsensualisht, duke i dëgjuar me shumë vëmendje të gjithë ato që u thanë, në mënyrë shumë konsensuale, edhe pse dhe për kandidaturën e Bajram Begajt u bë diskutim shumë serioz se cdo kandidaturë e mundshme sa kohë i takon botës njerëzore s’mund të jetë 100% perfekte për gjithë llojet e këndvështrimeve, u arrit në konkluzionin që mund të vinim sot në grup të propozonim këtë kandidaturë”, deklaroi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN FIRMAT/ Ja sa deputetë propozojnë Bajram Begajn për President
Previous article “JEMI LEHTËSUAR…”/ Rama: Bajram Begaj nga sot nuk është shef Shtabi i FA, po përgatitet për President

F.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET ME TENSION SEANCA/ 83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re Breaking News

MBYLLET ME TENSION SEANCA/ 83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

VIDEOLAJM/ Momenti kur Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit Politikë

VIDEOLAJM/ Momenti kur Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit

KUVEND/ Deputetët e opozitës presin kryeministrin me këngën ‘Rama jepe dorëheqjen’ Politikë

KUVEND/ Deputetët e opozitës presin kryeministrin me këngën ‘Rama jepe dorëheqjen’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT