• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Presidenti kontrovers: Nëse më hedhin në erë megjithë avion, pyesni CIA-n…
Home
Nderkombetare

Presidenti kontrovers: Nëse më hedhin në erë megjithë avion, pyesni CIA-n…

6 April, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Filipinas, Rodrigo Duterte, nuk e mohon se SHBA-të mund të jenë mërzitur shumë dhe e konsiderojnë të rrezikshëm vendimin e tij për të siguruar armë nga Kina dhe Rusia, pasi Uashingtoni refuzoi të furnizonte me armë Manilën.

Filipinet kanë kërkuar armë moderne dhe të vogla për të luftuar kundër degëve të ISIS-it, qëkur Duterte mori detyrën në qershor të vitit 2016.

Megjithatë, refuzimi i Uashingtonit për t’i shitur Manilës armë të tilla – për shkak të shqetësimit për shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë luftës që qeveria u ka shpallur trafikantëve të drogës – e ka detyruar Duterten të kërkojë furnizues të rinj.

Manila, e cila për shumë kohë është varur nga SHBA-të për furnizimin me armë, ktheu sytë nga Kina dhe Rusia.

“Është fakt se amerikanët nuk e mbajnë fjalën”, tha Duterte, duke argumentuar në këtë mënyrë përpjekjen për të gjetur partnerë të rinj, që do ta furnizojnë me armë.

“Kështu u detyrova të shkoj në Kinë për t’i kërkuar presidentit Xi Jingping ndihmë. Dua armë, – i thashë.

Ai mu përgjigj: Pa problem. Mos më jep para, janë të tuat.

Kështu që shkova edhe në Rusi.

Erdha të kërkoj ndihmën tënde, – i thashë Putinit.

– Në rregull, t’i jap pa para”, tregoi ai para të pranishmëve në një pritje presidenciale.

Pas vizitës së tij në Moskë vitin e kaluar, Rusia dërgoi një ngarkesë modeste me armë në Filipine.

Në tetor, vetë ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shigoi, mbikëqyri dorëzimin e mbi 5000 kallashnikovëve dhe një sasie të madhe municioni, që u dhurua në kuadër të marrëdhënies së re Moskë-Manila.

Po ashtu, ushtria ruse dhuroi edhe 20 kamionë ushtarakë për homologët filipinas.

Edhe Pekini çoi armë në Manila.

Kina dhuroi mijëra armë sulmi dhe municion si shenjë e “marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunuese”.

“Megjithatë, asnjë nga këto lëvizje nuk do të thotë se Manila po distancohet nga Uashingtoni për t’iu bashkuar bllokut ushtarak të Pekinit ose Moskës, që mund të shihen si kërcënim për SHBA-të”, tha Duterte.

“Nuk kemi aleancë ushtarake. Nuk jam i përgatitur për këtë”, tha ai.

Duterte e mbylli fjalimin me një deklaratë të ngjashme me atë që bëjnë xhiron e mediave të globit në pak orë.

“Nëse avioni im hidhet në erë, apo ndonjë bombë në anë të rrugës shpërthen, ndoshta duhet të pyesni CIA-n”, tha ai, duke mos e përjashtuar faktin se në SHBA, dikujt mund të mos i pëlqejnë ato që ai thotë.

“E kam nga përvoja, prandaj vendosa ta ndaj me ju”, tha ai. /Gazmira Sokoli

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jo vetëm Flori dhe Geti! Çunat e Threedots dhe Babastars shfaqen së bashku, paralajmërojnë...(FOTO)
Previous article Shqipëria heq dorë përkohësisht nga ndërtimi i ambasadës në Prishtinë, ja arsyeja

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump Botë

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë Botë

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT