• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRESIDENTI I RI I MAQEDONISË SË VERIUT/ Kush është Stevo Pendarovski
Home
Nderkombetare

PRESIDENTI I RI I MAQEDONISË SË VERIUT/ Kush është Stevo Pendarovski

6 May, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Akademiku Stevo Pendarovski, presidenti i pestë i sapozgjedhur i Maqedonisë së Veriut, vjen nga një përvojë e madhe në botën akademike dhe në politikë.

Stevo Pendarovski filloi karrierën e tij në politikë si Zëvendësministër për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe si shefi i Departamentit Analitik dhe Kërkimor të kësaj ministrie në vitet 1998-2001.

Ai ishte më pas edhe anëtar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Kryetari i Politikave të Jashtme në kabinetin e presidentit Boris Trajkovski nga viti 2001 deri në vdekjen e Trajkovskit në vitin 2004.

Pasi udhëhoqi Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në vitet 2004-2005, Pendarovski vazhdoi të ishte këshilltar për Politikën e Jashtme të presidentit Branko Cervenkovski nga viti 2005 deri në vitin 2009, transmeton newsbomb.al.

Më 4 mars të vitit 2014 Pendarovski u përzgjodh nga partia opozitare e asaj kohe, (sot në pushtet) Partia Social-Demokrate (LSDM), si kandidat i saj në zgjedhjet presidenciale të prillit 2014 kundër Gjorge Ivanovit, kandidatit nga partia në pushtet e asaj kohe VMRO-DPMNE-së, i cili kandidoi për mandatin e dytë si president, ku dhe i fitoi.

Ai u përzgjodh kandidat presidencial për herë të dytë nga partia Social Demokrate (LSDM) dhe aleatja e saj shqiptare BDI-ja e Ali Ahmetit në zgjedhjet presidenciale të këtij viti, ku dhe sapo i fitoi dhe shpalli fitoren e tij.

Zyrtarisht akademiku Stevo Pendarovski tashmë është presidenti i pestë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, që prej kjo e fundit u pavarësua nga Federata Jugosllave më 1992, transmeton newsbomb.al.

Pendarovski është presidenti i pestë i Maqedonisë së Veriut pas presidentit Kiro Gligorov (1992-1998), Boris Trajkovskit (1998-2003), Branko Cervenkovskit (2004-2009) dhe Gjorge Ivanovit(2009-2019).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HEQJA E TABELAVE/ Reagon në gjuhën greke kryebashkiaku i Finiqit: Po monitorojmë me kujdes situatën
Previous article NA E KANË MBAJTUR TË FSHEHTË/ Zbulohet çfarë i lidh Bes Kallakun dhe Ronela Hajatin

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale Botë

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale

TRUMP MBETI PA NOBELIN E PAQES/ "Shpërthen" ndaj Norvegjisë: Njollë e pashlyeshme!’ Botë

TRUMP MBETI PA NOBELIN E PAQES/ "Shpërthen" ndaj Norvegjisë: Njollë e pashlyeshme!’

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës Botë

ANGLI-GJERMANI, PAKT KUNDËR RUSISË/ Burnham dhe Merz, marrëveshje për të përballuar së bashku sulmet hibride të Moskës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT