• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PRESIDENTI I EKUADORIT AKUZOHET SE KA LIDHJE ME MAFIEN SHQIPTARE”/ Artan Hoxha tregon detajet si u kap shqiptari në vilën e “kokës” së narkotrafikut
Home
Breaking News

“PRESIDENTI I EKUADORIT AKUZOHET SE KA LIDHJE ME MAFIEN SHQIPTARE”/ Artan Hoxha tregon detajet si u kap shqiptari në vilën e “kokës” së narkotrafikut

17 February, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Artan Hoxha ka qenë ka folur për bandat shqiptare në Ekuador.

Sipas Hoxhës, narkotrafikantët shqiptarë kanë arritur nivele të rëndësishme në botën e krimit dhe kanë ndikim edhe në strukturat shtetëtore në këtë vend.

Hoxha foli për kapjen e Artur Rrapajt në vilën e një nga narkotrafikantëve më të kërkuar nga SHBA-të, i njohur me nofkën “Gato”, i cili gjithashtu u kap nga autoritetet në Kolumbi. Gjithsesi, sipas Hoxhës Rrapaj nuk është një aktor i rëndësishëm i narkotrafikut shqiptar dhe se ka personazhe me ndikim shumë më të madh se ai, që operojnë në Ekuador dhe janë “ambasadorë të nakotrafikut shqiptar”.

Po kështu Hoxha deklaroi se Presidenti në Ekuador, po akuzohet se ka lidhje me mafian shqiptare dhe është korruptuar prej tyre.

“Javën e fundit dhe gjatë ditëve të para të kësaj jave ka patur disa ngjarje të rëndësishme në Ekuador. Çuditërisht në të dyja ngjarjet, njëra ka të bëjë me arrestimin e një nga njerëzve më të kërkuar në rang botëror, i njohur me nofkën Gato. Ka qenë nga njerëzit më të kërkuar në botë. Mbahet si një nga furnitorët kryesorë të kartaleve të Sinaloas me kokainë.

Autoritetet kolumbiane bashkëpunuan dhe në momenitn që arrestohet Gato, autoritetet Ekuadoriane, të liruar nga presioni i kartelit, kanë bërë një operacion dhe kanë kontrolluar të gjithë vilat, banesat dhe bizneset e tij. Gjatë kontrollit, në një nga vilat në Guayaquil, në zonat më luksoze, gjendet Artur Rrapaj. Me sa mbaj mend unë, ky Rrapaj rirnte në një nga vilat e Gatos, sepse kishte paprekshmëri.

Gjatë kontrollit në banesë, nuk ishte një nga njerëizt në krye të narkotrafikut shqiptar atje. Është fakt, që gjatë kontrollit që është bërë në vilën e Gatos, është gjetur edhe 330 mijë dollarë.

Episodi i dytë që ka të bëjë me shqiptarët, është fakti që sapo ka shpërthyer një skandal. Mediat e akuzojnë presidentin e vendit, që është i djathtë, që banon në një lagje luksoze ku janë dhe shqiptarët. Ai dhe rrethi i tij, akuzohen që janë korruptuar nga mafia shqiptare dhe janë ndihmuar nga mafia shqiptare, që ka bërë trafik narkotikësh dhe ka krijuar biznese të ligjshme për të mbuluar paratë.

Dritan Gjika, i njohur si biznesmen, ka qenë një nga pionerët e tregëtisë shqiptare të bananeve. Sigurisht në disa raste të kompanive shqiptare në Shqipëri janë kapur me kokainë. Ai akuzohet për evasion fiskal, se nuk ka deklaruar të ardhurat, ka 13 kompani me njerëz të afërt të presidentit.

Artur Rrapaj nuk është eksponent i rëndësishëm. Rrapaj, në atë që njohim ne këtu dhe cfarë pashë atje, nuk ishte një personazh i nivelit të lartë. Nuk i ka dhënë goditje narkotrafikut shqiptar.

Nuk ka pësuar ndonjë dëm të madh. Ata që janë atje, kur i ekspozohet emri nuk kanë të mira. Lajmi për Presidentit sigurisht nuk është lajm i mirë për ta.

Organizatat e mëdha shqiptare, që kanë vajtur në vendburim, për të maksimizuar fitimin dhe për të kontrolluar linjat e trafikut. Ekuadori është vend origjine. Në bazë të fuqisë, lidhjeve, mund të nisësh ngarkesa në Europë, Afrikë, Australi. Ngarkesa më e madhe e kapur ka qenë 7.5 ton”, deklaroi Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Angli, në pranga dy shqiptarë, dëshmia e 28-vjeçarit: Më kërcënohej familja nëse…
Previous article ARRESTOHET I RIU NË DURRËS/ Transportonte 8 emigrantë dhe përplasi 4 makina duke tentuar t'i ikë policisë

s.autor

Postime të ngjashme

U ARRESTUA NË DUBAI/ Policia jep detaje: Si blinte Nexhmedin Danaj sasi të konsiderueshme droge me transferta digjitale Aktualitet

U ARRESTUA NË DUBAI/ Policia jep detaje: Si blinte Nexhmedin Danaj sasi të konsiderueshme droge me transferta digjitale

NË KËRKIM PËR PASTRIM PARASH/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj Aktualitet

NË KËRKIM PËR PASTRIM PARASH/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike Aktualitet

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT