Një 35-vjeçar i identifikuar si Besmir Pjetri është arrestuar nga policia e Durrësit pasi po kalonte 8 emigrantë drejt shteteve të BE dhe përplasi 8 makina teksa tentoi t’i ikë policisë.
– B. P., 35 vjeç, banues në Mamurras.
Në aksin rrugor “Plepa – Durrës”, i është bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues 35-vjeçarin, i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë. Menjëherë, shërbimet kanë organizuar punën dhe kanë bërë ndalimin e shtetasit B. P., në automjetin e të cilit, u panë 8 emigrantë nga vendet e Lindjes, të cilët po transportoheshin, kundrejt parave, me qëllim kalimin ilegal, drejt vendeve të BE-së.
Gjatë përpjekjes për t’iu shmangur shërbimeve të Policisë, automjeti që drejtonte shtetasi B. P., u përplas me 4 automjete të tjera, me pasojë, vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit”.’- njofton policia.


