• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PREKALORI” NË SHKODËR/  5 persona të arrestuar, ja si e trafikonin drogën  (EMRAT+DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

“PREKALORI” NË SHKODËR/ 5 persona të arrestuar, ja si e trafikonin drogën (EMRAT+DETAJET)

3 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit ka dhënë detaje rreth arrestimit të 5 personave sot në Shkodër, pas sekuestrimit të 205 kilogramë drogë.

Sipas policisë, bëhet fjalë për grup të strukturuar kriminal, ët cilët transportonin drogë dhe e trafikonin nga qyteti i Koplikut në drejtim të Malit të Zi dhe më gjerë.

Sasia e lëndës narkotike është gjetur në një fugon, në prani të shtetasve Z. K. dhe G. M., të cilët do të kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë bashkëpunëtorët e këtyre të fundit, ku gjithsecili, sipas policisë, kishte rolin e vet në këtë aktivitet kriminal.

Policia sekuestroi automjetin tip fugon, lëndën narkotike me peshë 205 kg, 4 automjete të markave të ndryshme dhe 5 telefona celularë.

Njoftim i plotë i policisë:

Shkodër

Goditet një grup i strukturuar kriminal në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “PREKALORI “.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal.

Sekuestrohen 205 kg lëndë narkotike dhe 5 automjete që përdoreshin për transportin e kësaj lënde.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër mbi bazën e një pune të mirëfilltë operative policore grumbulloi informacione në lidhje me një grup kriminal që kishte  lidhje me organizimin, financimin dhe transportin me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) në qarkun e Shkodrës.

Mbi bazën e këtyre informacioneve Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila regjistroi  Procedimin Penal nr. 964 i vitit 2019, për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Hetimet në lidhje me këtë procedim janë kryer në bashkëpunim mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në kuadër të këtij hetimi mesditën e sotme u finalizua me sukses operacioni policor “PREKALORI“ ku janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • Z. K., 53 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë në Mal të Zi për trafik narkotikësh. (kryetar i grupit të strukturuar kriminal);
  • G. M., 31 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë për veprën penale “Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”. (bashkëpuntori kryesor i kryetarit të grupit);
  • K. M., 28 vjeç, banues në Malësi të Madhe (anëtar);
  • E. H., 29 vjeç, banues në Malësi e Madhe (anëtar);
  • Xh. D., 21 vjeç, banues në Malësi të Madhe (anëtar).

Arrestimi i shtetasve të mësipërm është kryer pasi në bashkëpunim me njëri – tjetrin po kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike, me qëllim përfitimin.

Sasia e lëndës narkotike është gjetur në një fugon, në prani të shtetasve Z. K. dhe G. M., të cilët do të kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë bashkëpunëtorët e këtyre të fundit, ku gjithsecili kishte rolin e vet në këtë aktivitet kriminal.

Ky operacion u zhvillua në bazë të hetimeve të kryera, mbi këtë grup kriminal, i cili kryente organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga qyteti i Koplikut në drejtim të Malit të Zi dhe më gjerë.

Gjatë veprimeve të mësipërme u sekuestrua automjeti tip fugon; lënda narkotike me peshë 205 kg; 4 automjete të markave të ndryshme dhe 5 telefona celularë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Veprimet që pengojnë zbulimin e të vërtetës” parashikuar nga nenet 238/2  dhe 301 të Kodit Penal.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KA GATI PROJEKTIN E RI KINEMATOGRAFIK/ Ermali tregon pamjen e tij në filmin e rradhës dhe na shokoi (FOTO)
Previous article INTER TAKIM ME AGJENTIN E YLLIT BELG/ Marotta i ofron Lukakut rrogën e "çmendur" prej...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT