• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NJË GJENERAL PER PRESIDENT/ DW zbardh prapaskenat e asaj çka pritet të ndodhë nesër në Kuvend
Home
Politikë

NJË GJENERAL PER PRESIDENT/ DW zbardh prapaskenat e asaj çka pritet të ndodhë nesër në Kuvend

4 June, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Partia Socialiste propozon si kandidat për President të Shqipërisë shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Bajram Begaj.

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e vlerësoi gjeneralin Bajram Begaj si “shëmbëlltyra e atij normaliteti, qytetarie dhe sensi të shërbimit ndaj vendit dhe njerëzve të këtij vendi për të cilin Presidenca ka nevojë urgjente”. Kandidatura e tij plotëson paralajmërimin e kryeministrit Rama se “PS-ja nuk do të propozote asnjë emër nga deputetët e grupit parlamentar të PS, ose të atyre që në një farë mënyre kanë lidhje me PS-në”.

PD: Votim ilegjitim vetëm nga deputetët socialistë

Partia Socialiste dhe opozita e kryesuar nga Partia Demokratike nuk u arritën dot një marrëveshje për një kandidat konsensual në tri raundet paraardhëse. PS nuk pranoi të përfshijë në procesin e arritjes së marrëveshjes për një emër konsensual Grupin e Rithemelimit, me argumentin që ky grupim ka zgjedhur si kryetar ish-kryeministrin Berisha që është shpallur “persona non grata” nga qeveria amerikane “për korrupsion domethënës dhe minim të demokracisë në Shqipëri”. Por PD zyrtare dhe Grupi i Rithemelimit nuk arritën të bien dakord për të paraqitur një kandidaturë.

 

Burime nga Parlamenti thanë për DW se votimi do të kryhet gjatë pasdites së të shtunës (04.06). Maxhoranca socialiste ka 74 vota, ndërkohë që presidenti zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 71 votash. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka paralajmëruar se deputetët demokratë nuk do të marrin pjesë në seancën plenare të votimit” për të mos legjitimuar kapjen nga ana e shumicës dhe të institucionit të presidentit”.

 

Kurse ish-kryeministri Berisha njoftoi se deputetët demokratë, që mbështesin Grupi e Rithemelimit, do të marrin pjesë në seancë dhe do të votojnë kundër.

 

 

Profili i kandidatit për President

 

Bajram Begaj shërben prej dy vitesh si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ai erdhi në këtë detyrë pas kryesoi Komandën e Trajnimit dhe të Doktrinës, Njësinë Mjekësore Ushtarake, Inspektoratin Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Ai ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës në Fakultetin e Mjekësisë dhe ka qenë zëvendësdrejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza,” drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Ushtarak Qendror Universitar dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.
Gjenerali Begaj ka ndjekur kualifikime dhe specializime të ndryshme në fushën ushtarake dhe atë mjekësore, në institucionet arsimore brenda dhe jashtë vendit: kursin e menaxhimit spitalor dhe kursin e lidershipit mjekësor strategjik në SHBA, Seminarin e Lartë Ekzekutiv pranë Qendrës Marshall në Gjermani si dhe kurse e kualifikime të tjera ushtarake. Ai mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAPET KOPSHTI I RI ZOOLOGJIK/ Rama dhe Veliaj inspektojnë ambientet: I rilindur si një nga hapësirat më moderne në rajon
Previous article REAGIMI/ Athina zyrtare: Turqia e di koston e madhe të angazhimit ushtarak me Greqinë

F.autor

Postime të ngjashme

DIPLOMOHET 67 OFICERË TË RINJ NGA AKADEMIA E FA/ Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit Politikë

DIPLOMOHET 67 OFICERË TË RINJ NGA AKADEMIA E FA/ Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

E TRISHTË/ Rëndohet bilanci i aksidentit tek rrethrotullimi i TEG-ut, humb jetën edhe pasagjeri i betonieres Aktualitet

E TRISHTË/ Rëndohet bilanci i aksidentit tek rrethrotullimi i TEG-ut, humb jetën edhe pasagjeri i betonieres

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT