• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPET KOPSHTI I RI ZOOLOGJIK/ Rama dhe Veliaj inspektojnë ambientet: I rilindur si një nga hapësirat më moderne në rajon
Home
Politikë

HAPET KOPSHTI I RI ZOOLOGJIK/ Rama dhe Veliaj inspektojnë ambientet: I rilindur si një nga hapësirat më moderne në rajon

4 June, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Kopshti i ri Zoologjik ka hapur dyert sot, me një sërë surprizash për fëmijët e Tiranës, që do ta kthejnë vizitën në një eksperiencë të bukur për ta. Kopshti Zoologjik është konceptuar si një hapësirë ndryshe, jo vetëm për t’u njohur me kafshët, por edhe për të mësuar gjëra të reja për to në klasa të posaçme. Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Veliaj inspektuan hapërsirat e reja, të cilat ishin mbushur me familje të kryeqytetit.

Mëngjesin e sotëm Kryeministri ka publikuar foto nga ambientet e reja të Kopshtit Zoologjik të Tiranës, ndërsa shkruan se ishte një dhuratë e shumëpritur për fëmijët. Rama nënvizon se Kopshti i Ri Zoologjik është rilindur si një nga hapësita më moderne në rajon.

‘Mirëmëngjesi dhe me dhuratën e shumëpritur për të gjithë fëmijët, Tirana Zoo Park, që hap dyert sot, i rilindur si një nga hapësirat më moderne në rajon, për të njohur nga afër botën e kafshëve, por edhe plot ambiente çlodhëse për të vegjël e të rritur, ju uroj një fundjavë të bukur.’- shkruan Rama.

Ndërkohë, këtë të shtunë, qarkullimi në segmentin e rrugës “Liqeni i thatë” do të kthehet me një drejtim lëvizjeje, sipas sensit nga rruga “Hamdi Sina” në drejtim të “Kopshtit Zoologjik”. Përjashtim bëjnë veç mjetet e Transportit Urban, i cili do vazhdojë lëvizjen sipas itinerarit që ka realizuar deri më tani, dhe rezervojnë të drejtën për kalimin në dy senset e aksit rrugor.

Ndërsa, aksesi hyrës i kalimit të automjeteve për qytetarët, për pjesën e rrugës që kthehet me një drejtim lëvizje, do të bëhet nëpërmjet kalimit në Unazën e Madhe të Qytetit, si dhe duke e aksesuar zonën tek nyja e re, pranë Liqenit të Thatë.

Kopshti Zoologjik i Tiranës iu nënshtrua transformimit të plotë të tij. Nga një hapësirë e harruar, Bashkia e Tiranës e rikonceptoi atë, duke iu përshtatur kërkesave të ndryshme të vizitorëve që e frekuentojnë dhe kafshëve që jetojnë aty.

Kopshti ofron hapësira për shërbime dhe mjedise të nevojshme për vizitorët, ambiente rekreative ku mbizotërojnë hapësirat e gjelbra, si dhe këndet e lojërave për fëmijë, por nuk mungojnë as mjediset edukative për studentët dhe nxënësit që studiojnë veçanërisht botën e kafshëve.

VIDEO+FOTO/ Hapet Kopshti i ri Zoologjik, Rama dhe Veliaj inspektojnë ambientet: I rilindur si një nga hapësirat më moderne në rajon

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT ZGJIDHET PRESIDENTI I RI/ Meta përshëndet nga Stambolli, ja fotoja që publikon
Previous article NJË GJENERAL PER PRESIDENT/ DW zbardh prapaskenat e asaj çka pritet të ndodhë nesër në Kuvend

F.autor

Postime të ngjashme

DIPLOMOHET 67 OFICERË TË RINJ NGA AKADEMIA E FA/ Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit Politikë

DIPLOMOHET 67 OFICERË TË RINJ NGA AKADEMIA E FA/ Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

E TRISHTË/ Rëndohet bilanci i aksidentit tek rrethrotullimi i TEG-ut, humb jetën edhe pasagjeri i betonieres Aktualitet

E TRISHTË/ Rëndohet bilanci i aksidentit tek rrethrotullimi i TEG-ut, humb jetën edhe pasagjeri i betonieres

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT