• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRAPASKENAT/ Greqia, e fundit që dha dritën jeshile për çeljen e negocitatave të Shqipërisë me BE
Home
Politikë

PRAPASKENAT/ Greqia, e fundit që dha dritën jeshile për çeljen e negocitatave të Shqipërisë me BE

23 March, 2020 Redaktor1 Politikë

Bashkimi Europian pritet të japë dritën jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut këtë javë.

Sipas një projektvendimi të 27 vendeve anëtare të bllokut, i zbardhur nga Reuters, vendi ynë pritet të nisë pas dy vitesh shtyrjeje, bisedimet e anëtarësimit. Megjithatë, drafti, i cili duhet të miratohet tanimë nga liderët e vendeve anëtare, ka zbardhur edhe shumë nga prapaskenat e bisedimeve, duke zbuluar se Greqia nuk ka dhënë fillimisht miratimin për negociatat me vendin tonë.

Greqia nuk ishte pro hapjes se bisedimeve para fundjavës, por burimet diplomatike thanë që Athina ka dhënë aprovimin e saj pasi drafti i fundit përfshinte gjuhë më të fortë për mbrojtjen e pakicave greke dhe të tjera kombëtare në Shqipëri.  Të drejtat e minoritetit grek në Shqiqëri kanë qënë prej kohësh kushti kryesor i kryeministrit grek Qiriakos Mitsotaqis në këmbim të dritësh jeshile për negociatat.

Nëse asnjë vend nuk kundërshton, vendimi pritet të miratohet zyrtarisht me shkrim nga 27 ministrat e BE-së në mes të javës, pasi këtë herë pasi takimet ballë për ballë janë pezulluar për shkak të rreziqeve të koronavirusit.

“Unë nuk mendoj se ajo po ndodh me koronavirusin do të ndryshojë vendimin e vendeve anëtare,” u tha shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell para gazetarëve të Premten.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili bllokoi hapjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën në tetor, tha në shkurt se ishte i gatshëm t’i lejojë ata të fillojnë bisedimet e anëtarësimit nëse Komisioni Europian jepte dritën jeshike dhe ndryshonte metodologjinë e negociatave të anëtarësimit.

Nëse nuk shtyhet nga shpërthimi i koronavirusit, udhëheqësit e BE dhe Ballkanit do të mbajnë një samit në Zagreb ku do të shprehet mbështetja për anëtarësimin e gjashtë vendet e rajonit.

Ndërkohë, raporte të tjera thonë se disa kushte të reja janë shtuar gjithashtu për Shqipërinë, me BE-në që kërkon veçanërisht forcimin e mëtejshëm të pavarësisë së gjyqësorit, sigurimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Këto kushte sipas dy diplomatëve që morën pjesë në mbledhje janë vendosur nga tre vendet më skeptike, Franca, Danimarka dhe Holanda.

Megjithate, as Franca dhe as Holanda nuk kanë dhënë sinjale vetoje në draft takim që i paraprin vendimmarrjes finale.

Holanda vendos theksin tek lufta kundër korrupsionit dhe e krimit të organizuar, vijimi i reformës në drejtësi dhe forcimi i shtetit ligjor, por nuk pritet të vendosë veton, por t’i ngrejë si shqetësime.

E papritura sipas “EuObserver” ka ardhur nga Greqia, e cila mësoher se ka vënë dy kushte. Kushti i parë ka të bëjë me regjistrimin e popullsisë, ndërsa kushti i dytë rishikimi i ligjit për pronat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Shkencëtarja shqiptare në SHBA rekomandime popullit shqiptar: Simptomat nisin 5 ditët e para, rrini larg njerëzve të tjerë
Previous article RAMA LIVE/ Video-mesazh për shqiptarët nga zyra e tij në kryeministri

Redaktor1

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT