• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA RRUGORE “ME DORË TË HEKURT”/ Droni “nxjerr zbuluar” shoferët, gjoba dhe për tonazhin tek mjetet e transportit
Home
Breaking News

POLICIA RRUGORE “ME DORË TË HEKURT”/ Droni “nxjerr zbuluar” shoferët, gjoba dhe për tonazhin tek mjetet e transportit

9 December, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia Rrugore ka bërë një bilanc të punës për javën që lamë pas, duke bërë të ditur se janë ndëshkuar 589 drejtues automjetesh si rezultat i monitorimit me anë të dronit.

Ndërkohë, janë ndëshkuar edhe mjetet e transportit që kanë kaluar tonazhin e lejuar.

“Monitorim intensiv me dronë edukues dhe mjete inteligjente shpejtësimatës për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore ka intensifikuar kontrollet me mjete inteligjente shpejtësimatës dhe me dronë edukues, në të gjithë territorin e vendit, duke bashkëpunuar dhe me strukturat vendore të Policisë Rrugore.

Përgjatë javës që lamë pas, si rezultat i monitorimeve intensive nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore janë konstatuar shkelje të shumta, që janë burim potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Si rezultat i monitorimit me dronë edukues, janë evidentuar, 589 drejtues automjetesh, të cilët janë ndëshkuar me masa administrative që variojnë nga 3 000 deri në 10 000 lekë të rinj.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara me masë plotësuese pezullim të lejes së drejtimit 274 drejtues automjetesh, shpejtësi që varionin 40 deri në 120 km/h në orë mbi normën e lejuar.

356 drejtues automjetesh që përdorin aparatin celular në akset rrugore nacionale dhe 371 drejtues mjetesh që nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

Janë vendosur 122 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve, 89 masa për xhama të errësuar dhe 145 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve.

Janë evidentuar 78 drejtues mjetesh me disa shkelje, shpejtësi mbi normën e lejuar, pa vendosur rripin e sigurimit dhe duke përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe t’iu japin përparësi këmbësorëve.

Njëkohësisht dhe për këmbësorët që të tregojnë kujdes maksimal në kalimin nga njëri kah i rrugës në tjetrin, të respektojnë vijat e bardha dhe sinjalistikën rrugore në tërësi, si dhe në ato vend ku sinjalistika mungon, të kontrollojnë rrugën para se të fillojnë lëvizjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET 2025/ Regjistrimi për votën e diasporës përfundon më 11 mars, ja dokumentet që duhen
Previous article PËRFUNDON NË SPITAL 13-VJEÇARI/ Pamjet nga sherri i të rinjve para pallatit të sportit “Asllan Rusi”

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT