• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET 2025/ Regjistrimi për votën e diasporës përfundon më 11 mars, ja dokumentet që duhen
Home
Politikë

ZGJEDHJET 2025/ Regjistrimi për votën e diasporës përfundon më 11 mars, ja dokumentet që duhen

9 December, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Emigrantët që duan të futen në histori si të parët shqiptarë që votuan nga jashtë vendit, duhet ta përdorin këtë kohë për të grumbulluar dokumentet e nevojshme.

KQZ është duke e përfunduar aplikacionin PER, i cili mund të shkarkohet në telefon apo kompjuter. Përdorimi i tij është e vetmja formë që diaspora të marrë pjesë në zgjedhje.

Hapi i parë është regjistrimi si votues nga jashtë. Ky proces do të hapet në 11 janar dhe do të mbyllet në 11 mars.

Gjatë këtyre dy muajve, emigrantët duhet ta kryejnë procesin, duke krijuar një profil në aplikacionin PER. Regjistrimi kërkon dy dokumente bazike:

1. Një mjet identifikimi i lëshuar nga shtetit shqiptar, që mund të jetë pasaportë apo kartë identiteti. Në momentin e regjistrimit pranohen edhe dokumente që ju ka skaduar afati i vlefshmërisë.

2. Së dyti, do t’ju duhet një dokument që provon se emigranti banon në atë adresë që ka deklaruar. Këtu, KQZ ka lënë dorë të lirë, ku qytetarët mund të ofrojnë ç’u gjendet, mjaft të jetë zyrtare. Nga kontratat e qerasë, tek ato të abonimeve apo faturat e ujit, dritave e gazit.

Adresa është e rëndësishme, sepse zarfet me fletën e votimit KQZ do t’i dërgojë pikërisht aty.

KQZ do ta njoftojë emigrantin nëse aplikimi i tij u pranua me sukses, dhe do t’i kërkojë plotësime kur është e nevojshme.

Pas regjistrimit, emigranti do të hiqet nga lista e zgjedhësve në Shqipëri. Për 11 majin, do të prodhohet një listë votuesish nga jashtë, dhe një tjetër lista e zgjedhësve brenda vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MISTERI RRETH VRASJES SË ALBA CENKOS/ Fqinjët e çiftit: Nëna e Kastriotit shkoi në Greqi një javë më parë, sa vajti ajo…
Previous article POLICIA RRUGORE "ME DORË TË HEKURT"/ Droni “nxjerr zbuluar” shoferët, gjoba dhe për tonazhin tek mjetet e transportit

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027 Politikë

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT