• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA RRUGORE BËN BILANCIN PËR 24 ORË/ 66 shoferë të arrestuar në dy javë aksion, zbulohet arsyeja
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA RRUGORE BËN BILANCIN PËR 24 ORË/ 66 shoferë të arrestuar në dy javë aksion, zbulohet arsyeja

20 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia Rrugore intensifikon monitorimet e akseve rrugore me plan 24 orësh, duke përdorur dronë, radarë, kamera, makina inteligjente dhe patrulla me mjete të pauniformuara.

“Qëllimi i kontrolleve është parandalimi i aksidenteve dhe garantimi i sigurisë rrugore si dhe ulja e ndotjes akustike nga automjetet që krijojnë zhurma përmes modifikimeve të paligjshme”, thanë burime zyrtare ditën e sotme.

Në këtë kuadër, gjatë dy javëve të fundit janë marrë nën akuzë 77 shoferë që kishin penguar rrugën dhe qarkullimin, kurse mjetet e tyre u larguan me vinça dhe u bllokuan.

66 prej shoferëve janë arrestuar për drejtim në gjendje të dehur, pa leje drejtimi apo në shkelje të ndryshme. 5 tentuan të korruptonin efektivët e Rrugores dhe 3 ishin persona në kërkim, që u zbuluan rastësisht.

Janë bllokuar 108 mjete dhe pezulluar 53 leje drejtimi, ndërsa 33 drejtues mjetesh kryenin transport e shërbim të paligjshëm, kryesisht taksi pa targa të verdha.

Nga monitorimi gjatë dy javëve të fundit:

-77 shtetas janë proceduar penalisht pasi me automjetet e parkuara në mënyrë të gabuar kishin penguar lëvizjen. Automjetet e tyre janë tërhequr me mjet ngritës;

-66 shtetas janë arrestuar ose proceduar penalisht për drejtim mjeti në gjendje të dehur, për drejtim mjeti pa leje drejtimi apo shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor;-5 shtetas janë proceduar penalisht, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale;

-janë kapur 3 persona të shpallur në kërkim.

-108 automjete janë bllokuar për shkelje të ndryshme rrugore;

-janë pezulluar 53 leje drejtimi;

-evidentuar 33 raste të automjeteve që kryejnë transport publik në mënyrë të kundraligjshme (drejtues taxi pa dëshmi përkatëse, taksi me targa të bardha, autobus me ndryshim destinacioni nga ai që përcakton leja e transportit).

“Policia Rrugore apelon për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë: drejtues automjetesh, motomjetesh, këmbësorë, si dhe ata që lëvizin me biçikleta ose monopatina, për të garantuar siguri për çdo përdorues të rrugës. Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, mbyll njoftimin e saj Policia e Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZHDUKET PA GJURMË 44-VJEÇARI NË LUSHNJË/ Familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij
Previous article "FUNKSIONOKA KY SISTEM I ADRESAVE FALSE"/ Thellohet sherri mes vajzave! Fifi "thumbon" Eglin në rrjete sociale? (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT