• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA NDALON MAKINËN NË LUSHNJE/ Pasagjeri del nga mjeti dhe hedh pistoletën në rrugë, por prangoset menjëherë nga efektivët
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA NDALON MAKINËN NË LUSHNJE/ Pasagjeri del nga mjeti dhe hedh pistoletën në rrugë, por prangoset menjëherë nga efektivët

8 April, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Erald Banushi (Mejçak) është arrestuar nga policia e Lushnjes pasi është kapur me armë zjarri pa leje. 32-vjeçari ishte pasagjer në një mjet të ndaluar nga postblloku i ngritur nga Policia.

Policia njofton se gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë, në lagjen ”Çlirimi”, në vendin e quajtur “Shinat e trenit”, kanë ndaluar një automjet tip “Volksëagen” që drejtohej nga shtetasi E. Z., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Në momentin që ky automjet është ndaluar nga punonjësit e Policisë dhe po i nënshtrohej kontrollit, pasagjeri në mjet, shtetasi E. B. (M)., 32 vjeç, ka tentuar të largohet duke kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe ka hedhur në tokë një armë zjarri pistoletë, por është neutralizuar dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 32-vjeçarit, u gjet dhe sekuestrua edhe një armë gjahu pa leje si edhe 20 fishekë luftarak.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe automjeti tip “Volksëagen” dhe 3 aparate celularë.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B. (M)., 32 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pistoleta e sekuestruar

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA MASHTRIM NË DHUNË NË FAMILJE/ Policia arreston 9 persona për vepra të ndryshme penale, mes tyre një 16-vjeçar
Previous article PEZULLMI I FLUTURIMEVE/ Lihen të lirë 25 nga 28 kontrollorët e shoqëruar, për 3 prej tyre janë prerë urdhër-arrestet

Delo.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT