• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA MASHTRIM NË DHUNË NË FAMILJE/ Policia arreston 9 persona për vepra të ndryshme penale, mes tyre një 16-vjeçar
Home
Aktualitet
Kronikë

NGA MASHTRIM NË DHUNË NË FAMILJE/ Policia arreston 9 persona për vepra të ndryshme penale, mes tyre një 16-vjeçar

8 April, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 9 persona, për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet E. T., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 iu gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.

Po ashtu në pranga ra dhe shtetasi i mitur me iniciale M. T., 16 vjeç, pasi ditën e djeshme, në ‘Rrugën e Kavajës’, gjatë një konflikti, ka goditur me thikë shtetasin A. B., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. L., 29 vjeç, për veprën penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”, pasi në rrugën “Llambi Bonata”, qeni i tij ka dëmtuar një shtetas të mitur 11 vjeç.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. H., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
E. K., 59 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.23 mg/l, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rrugës;
J. M., 38 vjeç, E. Ç., 32 vjeç dhe A. B., 40 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
E. P., 46 vjeçe, pasi ditën e djeshme, është përfshirë në një aksident me mjetin motor me drejtues D. J. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi D. J., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

•Më datë 07.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasve E. R., 46 vjeç dhe P. Gj., 53 vjeç, sepse me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shumë parash shtetasit E. B. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PEZULLIMI I FLUTURIMEVE/ Rama: Kemi humbur ngarkesën me vaksina. Nuk ka shans që forca të verbra të marrin peng të ardhmen
Previous article POLICIA NDALON MAKINËN NË LUSHNJE/ Pasagjeri del nga mjeti dhe hedh pistoletën në rrugë, por prangoset menjëherë nga efektivët

Delo.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT