Një 42 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës, pasi qarkullonte i armatosur.
Polici mësohet se ka sekuestruar një 1 armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë, që 42 vjeçari Gazmend Cekaj, e mbante të fshehur në makinë.
“Gjatë kontrolleve në vendin e quajtur rruga e Golemit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur në automjetin e 42 vjeçarit, poshtë sediles së drejtuesit mjetit një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. C., 42 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit””, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.