• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA AKSION NË VLORË/ Parkimi i dyfishtë dhe zaptimi i hapësirës publike nuk tolerohet më
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA AKSION NË VLORË/ Parkimi i dyfishtë dhe zaptimi i hapësirës publike nuk tolerohet më

23 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas vendimit për ashpërsimin e masave ndaj drejtuesve të automjeteve që parkojnë në mënyrë të dyfishtë ose në hapësira që cenojnë qarkullimin dhe hapësirën publike, strukturat e Policisë së Vlorës kanë nisur një aksion të gjerë kontrolli në të gjithë territorin e qytetit. Në terren kanë zbritur njëkohësisht Drejtoria Vendore e Policisë, Forcat “Shqiponja”, Policia e Qarkullimit Rrugor dhe shërbimet e rendit, duke zhvilluar kontrolle të përqendruara në zonat më problematike.

Fokusi i ndërhyrjes ka qenë kryesisht në akset kryesore, në rrugët e brendshme me fluks të lartë lëvizjeje, pranë institucioneve publike, shkollave, spitaleve dhe zonave tregtare, ku parkimi i paligjshëm ka krijuar vazhdimisht bllokime, vështirësi për këmbësorët dhe rrezik për sigurinë rrugore. Sipas të dhënave paraprake, gjatë ditëve të para të aksionit janë vendosur me qindra masa administrative ndaj drejtuesve që kanë shkelur rregullat, ndërsa një numër i konsiderueshëm mjetesh janë bllokuar dhe larguar me karrotrec nga vendet e ndaluara.

Policia ka rikthyer në funksion të plotë karrotrecin si masë konkrete për të disiplinuar parkimin e paligjshëm, veçanërisht në rastet kur automjetet kanë bllokuar korsitë e lëvizjes, hyrje-daljet e banesave apo bizneset, trotuaret dhe hapësirat e dedikuara për persona me aftësi të kufizuar. Sipas autoriteteve, toleranca ndaj këtyre shkeljeve do të jetë zero, pasi ato ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës urbane dhe në funksionimin normal të qytetit.

Ky aksion nuk do të jetë sporadik, por do të vijojë çdo ditë, me patrullime të shtuar dhe kontrolle të befasishme në zona të ndryshme. Për drejtuesit e automjeteve që rezultojnë përsëritës të shkeljeve, parashikohen masa më të ashpra administrative, përfshirë gjoba më të larta dhe procedura shtesë sipas legjislacionit në fuqi.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin parkimin në kundërshtim me ligjin, duke theksuar se respektimi i hapësirës publike është përgjegjësi e përbashkët. Synimi i këtij operacioni është rikthimi i disiplinës në rrugë, lehtësimi i trafikut dhe garantimi i sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës drejtues mjetesh, këmbësorë dhe biznese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATET ME DYER TË MBYLLURA NË KËSHILLIN E MANDATEVE/ SPAK: Prova se u kërcënuan dëshmitarët
Previous article "13 MIJË PAUND NË DITË"/ Kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

s.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT