• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“13 MIJË PAUND NË DITË”/ Kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew
Home
Jetë

“13 MIJË PAUND NË DITË”/ Kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

23 February, 2026 s.autor Jetë

Sarah Ferguson, ish-gruaja e princit Andrew, e cila ka jetuar pranë tij dhe pas divorcit, po lëviz me kujdes për të mos u kapur dhe fotografuar pas publikimit të emaileve të sikletshme me Jeffrey Epstein. Ajo ka kaluar kohë nga një klinikë mirëqenieje në Zyrih deri në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku besohet të mbështetet nga miliarderë lokalë.

Sipas raportimeve, ish-dukesha e York ka kaluar pothuajse gjithë janarin në Paracelsus Recovery Clinic në Zyrih, me një kosto rreth 13 mijë paund në ditë. Klinika ofron shërbime ekskluzive, me mjekë specialistë, shofer dhe kuzhinier privat, duke siguruar mbështetje dhe kujdes për klientët e saj, shkruan La Repubblica. Një burim ka thënë se Ferguson ishte “shumë e tronditur” nga publikimi i emaileve me Epstein nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

Email-et e publikuara tregojnë marrëdhënie të komplikuara mes Ferguson dhe Epstein, duke përfshirë mesazhe që prekin edhe vajzat e saj dhe shprehje të varësisë financiare.
Pas qëndrimit në klinikën zvicerane, Ferguson ka vizituar Alpet franceze dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Burime pranë saj thonë se ish-dukesha po lëviz me kujdes, duke qëndruar pranë vajzave dhe duke marrë pjesë në aktivitetet e tyre sociale dhe profesionale për të mbajtur një profil të ulët.

“Sarah po bën ‘couch-surfing’, lëviz çdo disa ditë dhe nuk tregon vendndodhjen e saj përpara se të largohet,” thotë një burim për Mail on Sunday. Ajo dëshiron të shmangë fotografimet dhe vëmendjen mediatike, ndërsa disa ekspertë mendojnë se miliarderë nga Dubai, Bahreini dhe Katar po financojnë jetesën e saj luksoze.

Edhe pse nuk mban më titullin e Dukeshës së York, Ferguson konsiderohet dhe trajtohet si një figurë mbretërore në disa qarqe ndërkombëtare, dhe ajo vetë e di këtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA AKSION NË VLORË/ Parkimi i dyfishtë dhe zaptimi i hapësirës publike nuk tolerohet më
Previous article PROTESTA E 28 SHKURTIT/ Berisha: Më e fuqishmja që ka njohur vendi! Skenarët? Nuk do të jetë si ato që keni parë...

s.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT