• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA AKSION/ Katër të arrestuar për drogë në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA AKSION/ Katër të arrestuar për drogë në Tiranë

18 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

 

Policia e Tiranës ka finalizuar dy operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në orët e fundit.

“Blutë” e kryeqytetit bëjnë me dije se në pranga janë vënë katër persona. Gjithashtu është sekuestruar lëndë e dyshuar narkotike e ndarë në doza gati për shitje.

Njotimi i policisë:
Finalizohen me sukses, brenda 12 orëve, nga strukturat e DVP Tiranë, 2 operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

-Operacioni policor i koduar “Kontaktuesit”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Vihen në pranga 3 shtetas, sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike e ndarë në doza gati për shitje.

-Operacioni policor i koduar “Sharra”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Vihet në pranga 1 shtetas, sekuestrohen lëndë narkotike e llojit kokainë e ndarë në doza, gati për shitje, dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kanë finalizuar dy operacione policore, në kuadër të të cilëve janë arrestuar 4 shtetas.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontaktuesit”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasve:

H. D., 17 vjeç, R. B., 16 vjeç dhe M. U., 17 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.

Këta shtetas, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shisnin atë në zonën e quajtur “Ish-parku” dhe në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.
—
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sharra”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shtetasi R. L. kishte kultivuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, në fshatin Sharrë, në vendin e quajtur “Përroi i Lamucve”. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me bimët narkotike.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi R. L., pasi kultivonte bimë narkotike, e përgatiste lëndën narkotike cannabis sativa në doza, gjithashtu siguronte lëndë narkotike kokainë, të cilën e ndante në doza, dhe i shiste më pas, në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FUTI KALLASHIN TEK DERA E DHOMËS SË SPITALIT..."/ Artan Hoxha rrëfen episodin e frikshëm të hakmarrjes mes Kasandër Nogës dhe Erion Hasenbelliut
Previous article FRANCA PËRGATITET PËR TEMPERATURA REKORD/ Europa përfshihet nga valët e të nxehtit

s.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT