• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FUTI KALLASHIN TEK DERA E DHOMËS SË SPITALIT…”/ Artan Hoxha rrëfen episodin e frikshëm të hakmarrjes mes Kasandër Nogës dhe Erion Hasenbelliut
Home
Breaking News

“FUTI KALLASHIN TEK DERA E DHOMËS SË SPITALIT…”/ Artan Hoxha rrëfen episodin e frikshëm të hakmarrjes mes Kasandër Nogës dhe Erion Hasenbelliut

18 June, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kasandër Noga, autori i dyshuar i atentatit ndaj Erion Hasanbelliut të dielën në qendër të Brukselit është vënë në pranga. Mësohet se 45-vjeçari shqiptar është ndaluar në Vjenë. Atentati ndodhi më 11 Qershor. Prej asaj dite, ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Ndërkohë mediat austriake shkruajnë se ditët e fundit, policia në Vjenë ka qenë në ndjekje të një informacioni se ky person ndodhej në Vjenë.

Gazetari i Artan Hoxha, raporton se 45-vjeçari Noga është arrestuar në një ndërtesë të hënën. Madje ai ka qenë i habitur nga veprimet e autoriteteve austriake, por nuk ka bërë rezistencë. Hetuesit besojnë se i arrestuari ishte nisur drejt Shqipërisë. Policia belge dyshon se në atentatin ndaj Hasanbelliut janë përfshirë dy persona, Noga dhe një tjetër që nuk është identifikuar ende.

Edhe policia shqiptare ka dhënë informacionet e saj në lidhje me këtë rast. Pas shkëmbimeve të informacionit me policinë belge, uniformat blu të Shqipërisë kanë ushtruar kontrolle për gjetjen e Nogës. Këtu kanë kuptuar se ai nuk kishte hyrë në Shqipëri.

Është dashur shkëmbimi i informacionit mes policive në Shqipëri dhe Belgjikë për vendndodhjen në Austri të 45-vjeçarit Noga, i cili më pas u vu në pranga.

Atentati ndaj Erion Hasanbelliut tronditi qendrën e Brukselit. 43-vjeçari Erion Hasanbelliu ndodhet në spital në Bruksel në gjendje të rëndë, pas 6 plumbave që mori pas shpine dhe 3 në këmbë.

Hakmarrja dyshohet të jetë pista kryesore e atentatit ndaj Erion Hasanbelliut. Ky I fundit me autorin e plagosjes prej viti 2000 janë në hasmëri.

Saga e vrasjeve nis me Aqif Hasanbelliun, babain e Erionit. Hakmarrja vazhdoi edhe me një seri ngjarjesh të tjera, pasi Erion Hasanbelliu bashkë me vëllain e tij Geron Hasanbelliu ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën në 2002, në Antverp të Belgjikës.

Kasandër Noga është një emër i njohur i botës së krimit, sipas mediave belge ai akuzohet për të paktën 5 vrasje dhe disa plagosje në këtë vend, por edhe për vrasje të kryera në Shqipëri.

“Erion Hasanbelliu ka ende 4 plumba në trup. Ai vazhdon nën kujdes intensiv. Belgjika ka dënim me të ulët se Shqipëria për vrasje. Autoritetet belge e kapën në Vienë shumë shpejt Kasandër Nogën. Ai u kap në momentin që po vinte në Shqipëri. Sapo kishte dalë nga burgu në Shqipëri. Ai ka dalë nga burgu me kush. Nga avokati Alban Bengasi. Ka paguar një shumë tepër të madhe. Ka qenë në akademinë e policisë për tre vjet. Në atë kohë kanë qenë 27.

Tani 24 të klasës së tij janë oficera policie. Ai ka shumë lidhje jo vetëm nga krimi por edhe në polici. E di se si funksionon. Zgjodhi rrugën tjetër. Nuk ka shumë kohë që kanë dalë nga burgu. Brenda 18 muajve të fundit. Edhe Erion Hasanbellit. Edhe Kasandër Nogas. Avokati i tij është shapllur në kërkim.

“Babai i Kasandër Nogës e ka lënë në moshë të vogël. Ai ka qenë nën kujdesin e Xhaxhallarëve. Ai në ngjarjen e Sanatoriumit ka shkuar për llogari të Julian Celës. Kur ka shkuar në spital ka qenë me kapele me automatik. Ai ka gjetur 5 pjestarë të tjerë. Ai ka tentuar që ta bllokojë në dhomë. Zjarri është hapur në një konfrontim fizik. Është vrarë edhe babai i vëllezërve Hysenbelli dhe janë plagosur tre të tjerë.

Mbas kësaj ngjarje. Nuk ka pasur konflikt direkt. Ka qenë diku tek 23 vjec. Gentian Hasanbelliu ka qenë i plagosur. Konflikti është mes Julian Celas dhe këtyre personave. Pas kësaj historie. Noga tentoi që ta çonte në fund atë që nisi. Se mendonte se mund të behej objektiv i tyre.

Ata marrin vesh adresën e Erion Hasanbellitu dhe shkojnë në Belgjikë për ta vrarë. Një informator u ka dhënë destinacionin se ku do e gjenin. Ai ka qenë në kafe dhe i ka parë i pari ai dhe është futur në banjo.

Ai kur ka hyrë në lokal nuk e kanë gjetur aty. Është e kundërta ka shkuar Kasandër Noga në Belgjikë. Ata e kanë ulur vigjilencën. Në atë moment ka hapur zjarr Erion Hasanbelliun. E ka vrarë Çelën dhe plagosi Nogën. Palët përfunduan në burg. Kur Noga ka marrë vesh që është në Belgjikë. Shkoi në mes të rrugëve më të njohur në Belgjikë mu në zemër të Brukselit. Guximi dhe mënyra e realizimit.”

“Ende jemi në pritje që të lidhet saktësisht. Nëse e ka porositur apo ka shkuar vetë atje. Ai ka shumë lidhje në Shqipëri dhe ka shumë informacion.” tha Artan Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ABORTOVA PAS MARTESËS"/ Orinda Huta tregon mes lotësh momentin e dhimbshëm
Previous article POLICIA AKSION/ Katër të arrestuar për drogë në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT