• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICI SHQIPTAR NË ITALI KTHEHET NË HERO/ Shpëton gruan e moshuar të ngecur në makinën e përmbysur
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICI SHQIPTAR NË ITALI KTHEHET NË HERO/ Shpëton gruan e moshuar të ngecur në makinën e përmbysur

10 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Rreth orës 13:30 të së hënës së 9 dhjetorit polici Idajet Hasa po kthehej në Romë nga fundjava me familjen në Melfi (Potenza). Oficeri pa një makinë të përmbysur në autostradë, afër Santa Maria capua Vetere (Caserta). Ai nuk e mendoi për asnjë moment, tërhiqet duke bllokuar korsinë e mjeteve të tjera që vinin përballë për të shmangur aksidentet e mëtejshme dhe nxiton për ndihmë.

Shoferi në panik, nëna e tij mbeti e bllokuar në makinë

Polici Idajet Hasa gjen një burrë pranë makinës i cili është në një gjendje konfuze. Ai nuk mund të shpjegojë se çfarë ka ndodhur, është në panik, nëna e tij është bllokuar në mjet nga airbagu. Polici shkon për të ndihmuar zonjën dhe bashkë me të edhe shoferë të tjerë që ndalojnë për të ndihmuar. Ndërkohë janë njoftuar policia rrugore, zjarrfikësja dhe shërbimet mjekësore. Idajeti i afrohet gruas dhe e qetëson se gjithçka do të jetë mirë dhe ai do të qëndrojë me të derisa ajo të zbresë nga makina.

Polici3

Shpëton gruan nga makina e përmbysur në mes të autostradës

 

 

Oficeri sigurohet që gruaja të mos ketë fraktura dhe në atë moment e merr për krahu dhe arrin ta nxjerrë jashtë. Më pas vjen ndihma mjekësore dhe Idajeti e shoqëron zonjën në ambulancë, e cila tashmë e qetësuar, i jep një gjysmë buzëqeshje. Gjithçka përfundoi mirë, falë shpejtësisë së Idajet Hasës, oficerit jashtë detyrës nga komisariati Cristoforo Colombo, i cili u soll si hero duke nderuar uniformën e karabinierëve.

Reagon ministri i Brendshëm italian

Ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi ka publikuar rastin, duke thënë se polici shqiptar është treguar një hero dhe ka nderuar unfirmoën e karabinierëve.

Polici2

“Polici po kthehej në Romë përgjatë autostradës A1 kur pa një automjet të përmbysur të rrethuar nga tymi. Brenda kabinës së pasagjerëve ndodhej një zonjë e moshuar, e bllokuar nga shpërthimi i airbag. Pa hezituar, Idajeti, një polic i komisariatit të Colombos, e ndihmoi të dilte nga automjeti, duke e qetësuar derisa ambulanca mbërriti në vend. Një gjest që më shumë se shumë fjalë dëshmon për vlerat e solidaritetit dhe bujarisë që gjallërojnë gratë dhe burrat e organeve tona ligjzbatuese!”, shkruan ministri italian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRKUJTOHET VEPRA E ARBËN XHAFERRIT/ Rama: Ktheu patriotizmin në një mision për vetëdijen kombëtare
Previous article "PSE MA NGACMON GRUAN"/ Sherr me grushte mes dy personave në Durrës, njëri bie në kanal dhe humb jetën. Ishin të dehur

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT