• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICË PLEHRA…”/ Zbardhet dosja, akuzë e re për Lavdrim Tufën, si i rrahu oficerët e policisë autori i masakrës së Kartodromit
Home
Breaking News

POLICË PLEHRA…”/ Zbardhet dosja, akuzë e re për Lavdrim Tufën, si i rrahu oficerët e policisë autori i masakrës së Kartodromit

16 July, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Lavdërim Tufa, i cili vuajti një dënim prej 20 vitesh si autori i masakrës së Kartodromit, ku viktima mbetën Fatmir Rama, i njohur si “Miri i Xhikes”, miku i tij Kristaq Cami, si dhe kamerieri i kompleksit, Julian Durishti, mbrëmjen e 29 marsit 2003, iu rikthehet sërish problemeve me drejtësinë.

Ai është marrë i pandehur nga prokurori Bledar Valikaj, për akuzën e kundërshtimit të punonjësit të policisë, pasi bashkë me kushëririn e tij, Arbër Tufa, kanë goditur me sende të forta një punonjës policie, duke i shkaktuar dëmtime të shumta në fytyrë e trup.

Ngjarja është regjistruar në mars të 2021, patrullë policie që konstatoi që një restorant ishte hapur në shkelje të aktit normativ, për parandalimin e Covid 19. Në këtë moment, uniformat blu informuan punonjësit e lokalit, se për këtë shkelje do të gjobiteshin sipas ligjit.

Në këtë moment reagon pronari i lokalit, duke iu thënë punonjësve të patrullës: Përse keni hyrë nën pronën time pa leje, është pronë private. Policët janë përgjigjur – theksohet ne dosje – se lokalet janë vende të hapura për publikun dhe se ata ishin në shkelje të aktiv normative.

Pronari ka vijuar me gjuhë të ashpër dhe vulgare ndaj oficerit: “kujt ja tregon aktin normativ ti, a e dini se kush janë unë, more policë legenë, plehra.

“Duke qenë se ne ishin me të paktë në numër sesa agresorët, ata na shtynë me forcë e goditën, duke na nxjerrë nga lokali. Ne dolëm prej aty dhe 50 metra më tutje kërkuam ndihmën në sallën operative dhe tek eprorët”, shpjegon njëri nga oficerët.

“Ndërsa në prisnin përforcime”, në dosje thuhet se personat dolën, ku njeri prej tyre, lëvizte me një AUDI AA718TH.

“Kur mbërriti patrulla në lokal ishte vetëm roja”, shpjegojnë policët e patrullës.

Pavarësisht numrit të shtuar të punonjësve të policisë, pronari i lokalit u përplas sërish me efektivët. “Pronari nuk pranoj të shoqërohej në polici. Na shau dhe ofendoi. Në këto momente, nga muri rrethues kapërcyen dhe hynë në lokal 3 persona. Ata hynë në bodrum dhe prej andej dolën me shishe qelqi ne duar dhe goditën njërin nga efektivët, duke i shkaktuar të çara dhe hemorragji”, shpjegohet në material.

Njëri nga oficerët e policisë ka shpjeguar për hetuesit se nga informacionet e marra dhe verifikimet në sistemin TIMS, ka rezultuar se autor i goditjes së efektivit V.T, janë Lavdërim Tufa dhe kushëri i tij, Arbër Tufa.

Prokurori e mori të pandehur Lavdrim Tufën dhe kushëririn e tij për akuzën e kundërshtimit të punonjësit të policisë së kryer në bashkëpunim, por në seancë paraprake gjykata vendosi ta kthejë çështjen për plotësim hetimesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUNDËRSHTAR I DENJ? Mike Pompeo gati të kandidojë kundër Donald Trump për presidencën
Previous article LARGIMI I MJEKËVE/ Ministrja Manastirliu zbulon planin e qeverisë: Paralelisht po rrisim pagat dhe përmirësojmë kushtet në spitale

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT