• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LARGIMI I MJEKËVE/ Ministrja Manastirliu zbulon planin e qeverisë: Paralelisht po rrisim pagat dhe përmirësojmë kushtet në spitale
Home
Politikë

LARGIMI I MJEKËVE/ Ministrja Manastirliu zbulon planin e qeverisë: Paralelisht po rrisim pagat dhe përmirësojmë kushtet në spitale

16 July, 2022 s.autor Politikë

Në emisionin “Kjo javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka reaguar strategjinë e qeverisë për të mos të favorizuar largimin e stafeve mjekësore nga vendi dhe krijimit të mungesave në këtë sektor.

Ministrja ka sqaruar se paralelisht po punohet për të rritur nivelin e pagave të mjekëve dhe infermierëve si dhe po punohet për të rritur kushtet në spitale , në mënyrë që të mund të lehtësohet puna e mjekut dhe të ofrohet shërbimi i duhur.

Gazetarja: Prej kohësh ka qenë evidente frika e largimit të profesionistëve dhe mjekëve nga vendi. Sa ekziston ky risk?

Manastirliu: Largimi është një fenomen që ka prekur rajonin dhe Europën. Italia e Franca janë të shqetësuar që mjekë, specialistë, largohen për eksperienca të reja dhe pagave më të larta.

Nëse kemi një prioritet është si të bëjmë ofertën e punësimit në sistemit shëndetësor atraktive. Patëm një vendim për rritjen e pagave të 20 mijë stafi mjekësor, 6 përqind dhe do të vijojë siç e kemi premtuar. Duhet llogaritur edhe pagesat për mjekët që punojnë larg shtëpisë.

Fokusi është tek stafet mjekësore dhe kushtet e tyre të punës që të jenë më të mira. Pagat po rriten dhe do rriten, por nëse spitalet do të vijonin të kishin kushtet e pak kohëve më parë si do të ofrohej shërbimi?

Po rrisim pagat dhe paralelisht po përmirësojmë edhe kushtet në spitale dhe të krijojmë mundësinë që mjekët të qendrojnë në vend.

Autonomia spitalore, një model që u miratua nga Kuvendi disa ditë më parë do japë mundësi për një mënyrë të re menaxhimi të spitaleve. Të gjithë thonë që po ikin por edhe po kthehen. Ka raste rikthimi. Ka shumë mundësi që krijimi i mjedisit atraktiv dhe të qenit atraktiv në mjetet që elaburon, tërheq edhe mjekët part time dhe duke e bërë më të larmishme. Kthehen mjekë me aftësi të reja dhe ndajnë dije e eksperienca me mjekët tanë.

Dëgjojmë edhe akuza që përqindja e mjekëve po ulet,. dua të jap një statistike. për 1 mijë banorë mjekët janë dyfishuara edhe për rritjen e kuotave në fakultetin e mjekësisë, këtë vit edhe 100 kuota më shumë mbi mjekësinë dhe infermierinë.

Gazetarja: Përballja me pandeminë duket sikur nuk ka fund. Ç’kemi mësuar nga e gjithë kjo situatë?

Manastirliu: E gjithë pandemia na ka vënë përballë një normaliteti të ri që askush nuk e kishte menduar. Pavarësisht që është përballuar me sukses, sistemi ynë shëndetësor nuk u gjunjëzua, kjo nuk do të thotë që nuk kemi nxjerrë mësimi.
Përgatitja për emergjencat mësuam se duhet të jetë konsekutive, pra jo t’ia lëmë momentit kur emergjenca vjen në derë. Kjo është një prioritet i punës sonë dhe mësimi i pandemisë.

Mësuam bashkëpunimin me ekspertët në çdo vendim që jemi marrë. Qeveria u udhëhoq nga komiteti i ekspertëve në çdo vendim të marrë. Fjala e tyre është thelbësor në çdo politikë.

Mësimi i tretë është solidariteti mes qytetarëve dhe vendeve. Nëse nuk ekziston është shumë e vështirë që të përballohen vështirësitë, faza e parë e pandemisë u kalua falë kësaj.
sistemi Shëndetësor është Një kantier pa ndalim, sepse edhe kur ndërtohen spitale të reja, nuk ka mbaruar puna në shëndetësi, pasi duhet investuar në pajisje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICË PLEHRA..."/ Zbardhet dosja, akuzë e re për Lavdrim Tufën, si i rrahu oficerët e policisë autori i masakrës së Kartodromit
Previous article "VRAVA GRUAN TIME PËR TY"/ Dentisti vret barbarisht gruan për sigurimet e jetës 5 milionë dollarë

s.autor

Postime të ngjashme

PËRÇARJE NË PD/ Çim Peka akuzon Flamur Nokën se po i bën lëshime SPAK-ut prej hallit të dosjes Politikë

PËRÇARJE NË PD/ Çim Peka akuzon Flamur Nokën se po i bën lëshime SPAK-ut prej hallit të dosjes

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin Politikë

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së Breaking News

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT