• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POICIA AKSION NË TROPOJË/ Kishin mbushur makinën me kanabis dhe armë, arrestohen 4 persona
Home
Aktualitet
Kronikë

POICIA AKSION NË TROPOJË/ Kishin mbushur makinën me kanabis dhe armë, arrestohen 4 persona

5 March, 2022 k.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Kukësit ka prangosur katër persona, pasi atyre gjatë kontrollit iu gjetën një sasi lëndësh narkotike, si dhe armë të llojeve të ndryshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjete në aksin rrugor Bajram Curr-Tropojë, pranë fshatit Sopot policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 33 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis e paketuar në qese, 3 armë zjarri ( 1 automatik, 1 mitroloz i lehtë dhe një pistoletë tip Ecol), 900 euro, dhe dy automjetet tip “Volkswagen” dhe “Benz”.

Besmir dhe Besnik Mustavaj, Armond dhe Kristjan Pepkolaj janë të katër të ndaluarit nga ana e policisë.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Fierza 2022″.
Operacioni i zhvilluar nga DVP Kukës, Komisariati i Policisë Tropojë nën drejtimin e dy Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Kukës e Tropojë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Me drogë e arsenal armësh në makina, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas. Sekuestrohen 3 armë zjarri (1 automatik, 1 mitroloz i lehtë dhe një pistoletë ECOL) municion luftarak dhe 33 kg lëndë narkotike kanabis.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative se disa shtetas do të shisnin armë zjarri e lëndë narkotike, organizuan punën dhe nën drejtimin e dy Prokurorive të Retheve Gjyqësore Tropojë e Kukës, si dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ” Fierza 2022″.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– B. M., 35 vjeç, dhe B. M., 32 vjeç, banues në fshatin Koçanaj.
-A. P., 26 vjeç, dhe K. P., 26 vjeç, banues në Fierzë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Bajram Curri- Tropojë, në kryqëzimin e fshatit Sopot, duke levizur me automjetet tip “Volksëagen” dhe “Benz”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjete, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 33 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis e paketuar në qese, 3 armë zjarri ( 1 automatik, 1 mitroloz i lehtë dhe një pistoletë tip Ecol), 900 euro, dhe dy automjetet tip “Volkswagen” dhe “Benz”.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, kryer në bashkëpunim.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA SEKRETE E LUFTËS NË UKRAINË/ Alarmet, manovrat dhe truket para pushtimit
Previous article KAOS NË HOLANDË/ Tifozë në fushë dhe portieri goditet me gotë birre, arbitri ndërpret përfundimisht ndeshjen

k.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT