• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Po vjen 11 dhjetori “i dytë” i PD… me dhe pa kryetar
Home
Politikë

Po vjen 11 dhjetori “i dytë” i PD… me dhe pa kryetar

30 October, 2021 F.autor Politikë

Mesnatën e 11 dhjetorit të 30 viteve më parë u firmos për krijimin forcës së parë politike pluraliste në vend, PD.
Sot pas 30 vitesh nga themelimi, Partia Demokratike gjendet në udhëkryqin më të madh politik.

Ajo do të festojë ditën e saj me dhe pa kryetar, vjen me e fragmentarizuar së kurrë dhe e ndarë në dy rryma të qarta.

Sali Berisha njoftoi të premten se do të mbledhë Kuvendin Kombëtar më 11 dhjetor në ditën simbol të partisë.

Qëllimi kryesor; shkarkimi i Lulzim Bashës nga detyra e kryetarit.

Paralelisht kryetari me vule i kësaj force politike, Lulzim Basha ka një tjetër axhendë për atë ditë.

Basha është shprehur nuk do t’i njohë punimet e këtij Kuvendi që me gjasë mund të mblidhet jo tek Pallati i Kongreseve, por në një ambient më të madh dhe të hapur, siç po përshpëritet nën zë nga firmëtarët e nismës.

Sali Berisha ka njoftuar gjithashtu se do të jetë në garë për kryetarin e partisë përmes parimit “një anetar, një votë” që do të thotë se PD-ja pas 30 vitesh, do të gjendet në të njëjtat pozita së paku debati për drejtim, si tre dekada më parë.

11 dhjetori i ish-lëvizjes studentore e gjen PD-në në paradoksin më të madh politik, në dilemën e një force politike me dhe pa kryetar, me dhe pa struktura, me dhe pa qëndrim përbashkues

30 vjet pas themelimit, PD më shumë se sa një parti e madhe e frymëzuese po vjen si forcë politike mbijetuese nga tre palë humbje zgjedhjesh radhazi, sërish e nënshkruar nga populizmi i turmës me të njëjtin “mit” që me dashje e ngriti ndër vite, Sali Berisha.

Ai do të mbledhë Kuvendin Kombëtar me premtimin e 30 viteve më parë, për riformatimin e vlerave konservatore, për familjen, besimin, vlerat euro-atlantike, për lejimin e fraksioneve, pra për rikthimin e gjithë ç’ka u shkatërrua në PD për ironinë e fatit nga vetë ai…Një 11 dhjetor “i dytë” në kërkim të kryetarit dhe identitetit të humbur, që ka sërish një protagonist… Shumë vonë për PD.(SI)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AS ZVICRA AS NORVEGJIA..."/ Rama publikon videon nga Belshi: Së shpejti jeni të mirëseardhur
Previous article "FOLTORJA"/ Flet Bamir Topi: Ish-kryeministri gaboi për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar

F.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT