Sot Shqipëria u përball me një ngjarje e cila është një këmbanë alarmi për të gjitha institucionet e shtetit. Një aksident i ndodhur ku u përplas një makinë e cila brenda saj kishte 5 mësues ku për pasojë e këtij aksidenti mbeti e vdekur një mësuese 42- vjeç.
Ata ishin duke shkuar në punë në një fshat të largët të Devollit ku vetëm makinat e larta fouristrada shkonin atje. Rruga e keqe dhe shpejtësia bënë që makina të dale nga rruga dhe të bjerë në greminë ku si pasojë e këtij aksidenti mbeti e vdekur mësuesja.
Por ngjarje të tilla vendi ynë ka pasur ku më e afërta ishte aksidenti i mësueses në Shkodër e cila po priste furgonin për të vajtur në shkollë ku u përplas për vdekje nga një makinë.
Alarmi që duhet të ngrihet është se sat ë rrezikuar e kanë jetën mësuesit ku disa janë të detyruar të rrezikojnë edhe jetën e tyre pë tu dhënë mësim nxënësve .
Dhe disa të tjere duhet të ecin në këmbë me orë për të vajtur në shkollë për shkak të largësisë.
Çfarë ndodhi sot:
1. 19 dhjetor 2018
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Arrëz të Devollit ku një makinë ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e vdekur një grua me inicialet Luiza Dule, 48 vjeç me profesion mësuese.
Në makinën që është aksidentuar ndodheshin 5 mësues të cilët po shkonin në punë në shkollën e Arrzës.
Sipas informacioneve paraprake makina pasi ka dalë nga rruga është përplasur me një pemë.
2. 11 dhjetor 2018
Një tjetër aksident ishte ai në Bushat të Shkodrës, ku ka mbetur e vdekur një 40 vjeçare.
Mësohet se 40 vjeçarja, Shpresa Shima ishte mësuese, e cila po priste furgonin e shkollës kur është goditur për vdekje nga një makinë.
/AlpeNews.al




