Ndërkohë që zjarri në Amazonë vazhdon të shkrumbojë pyjet e shiut, nga zona e prekur vazhdojnë të vijnë lajme të reja në çdo kohë.
Së fundmi, një grua indigjene Pataxó është filmuar duke qarë ndërkohë që në sfond ka zjarrin që po kthen në hi pyjet aq të çmuara për to.
Mes lotësh, gruaja kritikon autoritetet dhe përgjegjësit e tjerë që po lejojnë që kjo katastrofë të vazhdojë.
Në video, ajo dëgjohet të thotë:
Për dy vite ne kemi luftuar që ta ruajmë rezervatin dhe këta t*apat vinë dhe e djegin nga themelet. Ata po na vrasin lumenjtë, burimet tona të jetës, dhe tashmë po i vënë flakën pyjeve. Nesër ne do të bllokojmë rrugët dhe dua që të gjithë mediat të jenë këtu për ta parë.”
Shumë vendas thonë se zjarret na pyje janë duke u shkaktuar me qëllim nga dora e njeriut, si një mënyrë për të pastruar hapësirën e për të bërë vend për më shumë ferma bagëtish.
Thuhet gjithashtu që në vënien e këtyre zjarreve të ketë dorë presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit, Jair Bolsanaro, në mënyrë që të forcojë ekonominë e vendit me fermat që do të krijohen.