• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ 7 letrat e Edi Ramës dhe 7 muajt e opozitës në rrugë!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ 7 letrat e Edi Ramës dhe 7 muajt e opozitës në rrugë!

27 August, 2019 Redaktor1 OP-ED

Rreth tri muaj më parë, Kryeministri e kapi në befasi ambjentin e elektrizuar publik në Shqipëri, të ndarë qartazi në dy kahje të kundërta, në qëndrimet për zgjedhjet e 30 Qershorit. Edi Rama hodhi një hap që u konsiderua një gjetje shumë interesante politike, duke shfrytëzuar në maksimum, një nga armët e tij më të forta; publicistikën.

Kryesocialisti i shkroi jo një e dy, por plot 7 letra, kryetarit të demokratëve Lulzim Basha. Vetëm pak ditë përpara hapjes zyrtare të fushatës elektorale, me anë të tyre, Rama kërkoi të qartësonte publikisht opozitarët dhe ndërkombëtarët, për të paktën tri momente kyçe:

Opozita nuk kishte asnjë shans që të bllokonte zhvillimin e zgjedhjeve të së dielës së fundit të qershorit. Kryeministri tha se ai nuk kishte më asnjë fuqi ligjore, që ta negocionte 30 Qershorin. Në këto rrethana, ulja e mazhorancës dhe opozitës në Tryezën e Dialogut pa kushte, për të adresuar dhe zgjidhur sa më parë të gjitha pretendimet politike, mbetej e vetmja rruga nga ku mund të ecte e ardhmja.

“Jeta politike nuk mbaron në 30 qershor dhe që të jemi të qartë mes nesh, zgjedhjet në 30 qershor Ju mund t’i vështirësoni, nëse do t’i shkoni deri në fund rrugës pa krye, ku po e udhëhiqni grupimin Tuaj politik, por s’ka asnjë shans që t’i ndaloni të zhvillohen”,- shkruante Rama në letrën e parë, që u publikua më 22 maj 2019.

Ky parashikim rezultoi i saktë, duke e bërë më të kuptueshëm për të gjithë që atë kohë, fundin e një filmi që kishte filluar të shfaqej publikisht për shqiptarët, në mesin e shkurtit të këtij viti. Atëherë kur lidershipi i opozitës deklaroi se në zbatim të “urdhërit të sovranit”, kishte vendosur që të digjte mandatet e të gjithë deputetëve të saj. E se nëpërmjet këtij akti të paprecedentë për botën demokratike, kishte vendosur që ta testonte jetën politike shqiptare përpara alternativës: “Ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita!”

Nga ajo kohë kanë kaluar pa përgjigjen e Lulzim Bashës jo vetëm 7 letrat e Kryeministrit Edi Rama, por edhe plot 7 muaj dhe opozita vazhdon që të endet rrugëve pa krye, duke u rrotulluar rreth vetes.

Si përfundim: Sot kemi një opozitë që u nis për ta fituar pushtetin në tavolinë, që të zhbënte reformën në drejtësi nga frika e lidershipit të saj, nga ndëshkimi prej SPAK e BKH për krimet dhe korrupsionin e 30 viteve të shkuara. E cila ka përfunduar, duke dalë jashtë sistemit parlamentar, politik e demokratik të vendit.

“Opozita e Bashkuar” nuk ka sot asnjë deputet në Parlament dhe asnjë kryeplak fshati. Asnjë kryetar Njësie Administrative. Asnjë anëtar këshilli bashkiak. Asnjë kryetar bashkie. E si kurrë më parë që nga ekzistenca e partive të saj, nuk ka përfaqësim në asnjërën prej niveleve të pushtetit sot në Shqipëri; as lokal e as në atë qendror.

Sikur të mos kishte ndodhur asgjë përgjatë këtyre 7 muajve të jetës rrugore të opozitës sonë kryesore, Lulzim Basha duket se nuk ka mësuar nga pësimi i madh i 30 Qershor, përderisa vazhdon ta mbajë kokën mbi re për të mos parë me sa duket, atë që e shohin të gjithë sot në Shqipëri: Dështimin e tij spektakolar! Si të mos mjaftonte e gjitha kjo, ai hiqet sikur ti kishte në dorë, gjithë pushtetet në Shqipëri. Pas takimit me ambasadorin e ri të Gjermanisë Peter Zingraf përshembull, Basha tha se në lidhje me situatën politike, të huajt “kanë tek unë një partner për të hedhur çdo hap që zgjidh krizën sipas standardeve, normave dhe parimeve europiane.”

Shqiptarët e dinë prej kohësh se Lulzim Basha “gënjen edhe ku e pyet për orën”. Ashtu sikundër e dinë se fjalia e vetme që atij i thotë çdo perendimor kur e takon, është: “Braktis rrugën e rrugës dhe rikthehu brenda sistem politik të vendit; ulu në tryezën e dialogut pa kushte me PS; konfirmo mbështetjen pa kushte për reformën në drejtësi dhe adreso pretendimet për zgjedhjet a ardhshme të 2021, në Komisionin e Reformës Zgjedhore!”

Kur shohin që nuk ka reflektuar as pas 7 letrave të Kryeministrit dhe as pas 7 muajve nga djegia e mandateve të deputetëve, shqiptarët e kuptojnë se Lulzim Basha është një rast i pa shpresë për të qenë alternativë reale dhe e besueshme pushteti, në të ardhmen. Ndaj, askush nuk e ka patur mendjen tek përrallat që ai tregon se do ti bëjë realitet sapo të vijë shtatori, e tutje. E ta mendosh që numri 7 është më i preferuari për njerëzimin, pasi simbolizon edhe ngritjen, jetën dhe lidhjen e njeriut me Zotin!

*Shkruar posaçërisht për: “ZoonPoliticon”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË BËRË PJESË E HISTORISË NË LA LIGA/ Ja lëvizja "magjike" e 16-vjeçarit që turpëroi keq yllin e Barcelonës (VIDEO)
Previous article "PO NA MARRIN BURIMIN E JETËS"/ Gruaja indigjene qan ndërkohë që pyjet e Amazonës digjen prapa saj (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT