Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të PD-së, i cili ka akuzuar se po fshihen numrat e të vdekurve nga Covid. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama i cilëson këto akuza si të pashembullta dhe që nxisin dhunën ndaj mjekëve.
“Për akuzën e pashembullt të Lulëzim Bashës, e cila cënon drejtëpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre, do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtëpërdrejtë, sepse këtu është shkuar shumë shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm!”, shprehet Rama, i cili e shoqëron qëndrimin e tij me videon e mjekëve.
Kryeministri nuk ngurron që të mbështesë dhe të solidarizohet me profesoreshë Najada Çomon dhe stafin e mjekëve.
“Sot u shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen time, profesoreshë Najada Çomos e të gjithë skuadrës së saj shembullore, duke u përulur me mirënjohje përpara stërmundimit të tyre të përditshëm prej nëntë muajsh me radhë, si edhe duke u thënë që historia e mjekësisë shqiptare do të flasë për ta kur Lulëzim Bashës e xhagajdurëve të tjerë të botës mizerabël të shpifjeve e të thashethemeve, t’u jetë harruar emri, nami e nishani!”, shprehet Rama.
Kliko linkun për videon
https://www.facebook.com/138734771522/videos/369143531018735


