Prokuroria e Durrësit njofton se ka përfunduar hetimet për tërmetin tragjik të 26 nëntorit. Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit shkatërroi një numër të madh objektesh në qytetin bregdetare dhe për pasojë 23 persona humbën jetën në Durrës.
Hetimet nisën pasi ndërtimet janë bërë pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimeve. Madje një pjesë e tyre janë ndërtuar pa lejen e organeve përkatëse.
Për arsyet e sipër përmendura dhe nisur nga fakti se të pandehurit janë të përgjegjshëm përpara ligjit dhe kanë mbushur moshën për përgjegjësi penale, si dhe veprën penale e kanë kryer me dashje ose nga pakujdesia sipas akuzes së seicilit te pandehur, çeshtja ne ngarkim te tyre është dërguar për Gjykim.
Me konkretishte nga ana e organit te akuzes u dërguan për gjykim në funksion të çështjes penale nr. 2466, viti 2019, të pandehurit si vijon:
1. Ramiz Shehu, të akuzuar sipas nenit 85 tetë herë të Kodit Penal,
2. Nevjana Isufi, të akuzuar sipas nenit 186/1 të Kodit Penal,
3. Abdulla Osmani, të akuzuar sipas nenit 85 dy herë të Kodit Penal,
4. Ruzhdi Xheka, të akuzuar sipas nenit 85 dy herë të Kodit Penal,
5. Arben Isaku, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
6. Aldo Dakoveli, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
7. Artur Terziu, të akuzuar sipas nenit 186/1 dhe 199/a/3 të Kodit Penal,
8. Artur Çela, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
9. Klajdi Lame, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
10. Flamur Gjuzi, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
11. Albrend Qetka, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
12. Skerdi Bello, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
13. Artenis Malko, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
14. Deshira Qato, të akuzuar sipas nenit 85 të Kodit Penal,
15. Arben Qato, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal dhe
16. Kujtim Hasa, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
si dhe do kerkohet
– Pushimi i ndjekjes penale për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Defrim Celami.
– Pushimin e ndjekjes penale për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Ahmet Doda.


