• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË TJERA DETAJE NGA NGJARJA NË KSAMIL/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin
Home
Breaking News

TË TJERA DETAJE NGA NGJARJA NË KSAMIL/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin

18 August, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Ksamil, ku humbi jetën i goditur me thikë 20-vjeçari francez Miguel Mendes.

Sipas burimeve nga mjeku që e pa trupin në morgun e Sarandës, mësojmë se 20-vjeçari kishte disa goditje me thikë në shpinë dhe në kraharor. Vdekja e tij ka qenë e menjëhershme.

Ndërsa është identifikuar autori i kësaj ngjarjeje të rëndë, që është 29-vjeçari Sokrat Vata, banues në Has, ende nuk është bërë e mundur kapja e tij. Shkaku i ngjarjes dyshohet për një femër.

20-vjeçari francez ndodhej në Ksamil së bashku me një grup francezësh të ardhur për turizëm. Ndërsa autori, 29-vjeçari Sokrat Vata, ishte i punësuar si roje plazhi te hoteli përkatës.

“Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë).

Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes” njoftoi sot policia.

KUSH ËSHTË AUTORI SOKRAT VATA

Sokrat Vata rezulton të ketë pasur probleme të mëparshme me drejtësinë në Angli.  Në vitin 2023, ai ishte shpallur fajtor në Angli për posedim të një arme sulmuese, konkretisht një perforues metalik për grusht, si dhe për posedim të kokainës dhe drejtim automjeti pa siguracion.

Ngjarja e parë në Kent

Më 13 prill 2024, në Kent, Vata dyshohet se po drejtonte një automjet të klonuar, i cili u përmbys pasi ai nuk iu bind urdhrit të policisë për t’u ndaluar në autostradën A20, në East Malling. Ai arriti të largohej dhe nuk u kap në atë moment. Megjithatë, gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti disa qese me kokainë dhe targa automjetesh.

17 ditë më pas, ndjekje policore në Cambridge

Më 30 prill 2024, vetëm 17 ditë pas incidentit në Kent, Vata u përfshi në një tjetër ndjekje me policinë, këtë herë në Cambridge. Policia ishte njoftuar se një Toyota RAV4 gri, e raportuar e vjedhur, po qarkullonte në qytet. Patrullat e Njësisë së Policisë Rrugore të Cambridgeshire e lokalizuan automjetin në Catherine Road.

Kur oficerët tentuan të komunikonin me Vatën, i cili ishte në drejtim të makinës, ai hipi në bordurë dhe u largua me shpejtësi. Pak më vonë, ai ndaloi për të zbritur një pasagjer dhe më pas vazhdoi drejt Clara Rackham Road. Atje, Vata braktisi automjetin dhe u largua me vrap, ndërsa dyshohet se hodhi një pako me kokainë në një shkurre.

Pas kontrolleve, policia e gjeti të fshehur në kopshtin e pasmë të një banese. Në momentin e arrestimit, ai kishte me vete 560 paund. Gjithashtu, oficerët gjetën targa automjetesh në makinën që ai drejtonte. Vata rezultoi pozitiv edhe për drejtim automjeti nën efektin e drogës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap
Previous article VRASJA NË KSAMIL/ Ja vendi ku u gjet i pajetë 20-vjeçari francez, autori i dyshuar ende në kërkim

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap Aktualitet

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT