Dasmën e anuloi për shkak të COVID-19, por nuk mund të linte nënë e sak të vdiste pa e parë njëherë të veshur nuse me fustanin e bardhë.
Kjo është historia e Nicole Lind, që vendosi të improvizonte një dasmë të vogël në spitalin ku qëndronte e shtruar nëna e saj për shkak të kancerit në mushkëri.
E ndihmuar nga personeli shëndetësor, Nicole dhe partneri i saj, të veshur si nuse dhe dhendër u shfaqën përpara shtratit të nënës së Nicole, e cila shpërtheu në lot kur i pa.
Për t’i dhënë nuancën e plotë të dasmës, të pranishëm ishin një prift dhe motra e Nicole, Lisa.
“Kur Nicole u shfaq e veshur me fustan nusërie mendova se ishte një shaka. Nuk mund të mendoja shumë në ato çaste, por di të them që u ndjeva tepër krenare. Nicole është kujdesur shumë për mua dhe ta shikoja të lumtur është një ndjesi e papërshkrueshme”, u shpreh mamaja e Nicole.




