• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLUMB SHKODRANIT TEKSA PINTE KAFE/ Automjeti i atentatorit ishte i VJEDHUR në Tiranë
Home
Breaking News

PLUMB SHKODRANIT TEKSA PINTE KAFE/ Automjeti i atentatorit ishte i VJEDHUR në Tiranë

11 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

20 persona janë shoqëruar në policinë e Shkodres lidhur me vrasjen e 53 vjeçarit Fatbardh Lici. 

Pasi janë marrë në pyetje për ngjarjen që tronditi mëngjesin e së premtes kryeqendrën e veriut, ata janë lënë të lirë, pasi pjesa më e madhe kanë qënë kalimtarë të rastit në momentin e krimit dhe banorë të zonës. Dëshmitë që kanë dhënë mësohet nga grupi hetimor se kanë qënë sipërfaqësore për të ndihmuar në identifikimin e autorit i cili ka qënë i maskuar në momentin që qëlloi plot 15 herë mbi viktimën.

 I vetmi detaj që blutë e Shkodres kanë mësuar është se makina e përdorur për lëvizjen e autorit në momentin e krimit, rezulton të jetë vjedhur 10 ditë më parë në kryeqytet. 

Dy telefonatat njëra pas tjetrës në sallën operative mëngjesin e së premtes, e para në orën 07.05 minuta dhe tjetra në orën 07.15 minuta, që fillimisht njoftuan për djegien e një mjeti në lagjen “Dobraç”, e më pas për vrasje në lagjen “Guerrile”, vunë në lëvizje efektivët sëbashku me ekspertët e kriminalistikës dhe drejtuesit e policisë. 

Menjëherë dyshimet e tyre rezultuan të vërteta dhe ngjarjet kishin lidhje mes tyre. Brenda mjetit ekspertiza mësohet se nuk ka gjetur gjurmë, pasi djegia i ka zhdukur ato dhe për pasojë identifikimi i autorit do të jetë tejet i vështirë. 

Pamjet e sigurisë që janë marrë nga kamerat e disa bizneseve përgjatë unazës janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës, por gjasat që të kenë fiksuar dicka janë të pakta, pasi policia dyshon se autori për të ikur nga vendngjarja ka përdorur rrugicat dytësore, kjo për t’iu shmangur edhe përballjes me policinë. 

Pista e vetme që po punon policia vijon të jetë hakmarrja, por pritet që pasi të përcjellin trupin e pajetë për në banesën e fundit, familjarët e viktimës të mund të japin ndonjë indicie që i shërben hetimeve të policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TUCHEL zbulon SEKRETIN e NEYMAR: Ai shfaqet i plotë si LIDER vetëm kur…
Previous article PROTESTAT ANTIQEVERITARE/ Dhunë në tubimet në Rumani, 440 të lënduar dhe shumë të arrestuar

g.autor

Postime të ngjashme

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme Breaking News

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

AKSIDENT NË FIER/ Plagosen drejtuesit e mjeteve, dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË FIER/ Plagosen drejtuesit e mjeteve, dërgohen në spital

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat Breaking News

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT