Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë pas një sherri për motive të dobëta mbrëmë në Berat. Ngjarja ndodhi në lagjen Kushtrim, rreth orës 22:15.
28-vjeçari Nëntor Keci akuzohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me send të forte mprehës në trup, bashkëmoshatarin e tij Shpëtim Keci.
Ky i fundit pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat, u transferua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Keci tashmë ndodhet pas hekurave për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.


