• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSJA E DYFISHTË NË SELITË/ Si ndodhi gjithçka: Dalin pamjet para sherrit (VIDEO)
Home
Breaking News

PLAGOSJA E DYFISHTË NË SELITË/ Si ndodhi gjithçka: Dalin pamjet para sherrit (VIDEO)

19 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Janë siguruar pamje nga momenti që i parapriu përplasjes me armë mes dy grupeve, përpara një lokali në rrugën “Irfan Tomini”, në zonën e Selitës në Tiranë ku të premten e 16 Shkurtit u plagosën 2 persona.

Kamerat tregojnë se si në lokalin e Florian Musait hyjnë fillimisht 3 persona. Ata e takojnë 25-vjeçarin i cili ndodhej në shoqërinë e dy të njohurve të tij në një nga tavolinat.

Ata që mbërrijnë, sipas grupit hetimor janë pjesë e grupit të 27-vjeçarit Gjon Pelivani. Duket si një takim sqarues mes palëve, por situata tensionohet menjëherë. Nuk mungojnë gjestet kërcënuese. Fillimisht shtyhen me duar duke i kërkuar llogari njëri-tjetrit. Pas fjalëve, në dritë kanë dalë armët. Në një moment shihet se si një person mban pistoletën në dorë duke kërcënuar publikisht Musain dhe ata që e shoqërojnë.

Hetuesit thonë se edhe ky person që vjen menjëherë nga jashtë fsheh një armë poshtë xhupit jeshil që mban veshur. Ndërsa gjakrat janë nxehur dikush propozon që të sqarohen jashtë pasi siç tregon me dorë në lokal ka edhe kamera.

Pas këtij momenti të gjithë kanë dalë jashtë ku palët i janë afruar një automjeti “Mercedez Benz”. Edhe aty vazhdojnë të debatojnë me njëri- tjetrin derisa gjithçka ka përfunduar me përdorimin e armëve. Akti final nuk është kapur nga kjo kamerë sigurie, por policia thotë se ka pamje të tjera ku vërteton se ishte Florian Musai ai që ka hapur zjarr fillimisht ndaj grupit të personave që e kërcënonin.

Aty mbeti i plagosur në këmbë Gjon Pelivani, apo Valmend Pelivani. Nga shkëmbimi i zjarrit i plagosur mbeti edhe kamarieri 31-vjeçar Renato Hoxha. Në pranga u vunë Pelivani dhe Musai ndërsa në kërkim janë shpallur 2 persona të tjerë. Ende nuk dihet motivi i saktë i konfliktit ndërsa policia po heton ngjarjen në disa pista.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Letra e Insignes: Titullin për qytetin, zoti i Napolit është Diego
Previous article Nuk do ta besoni se për çfarë arsyeje e la Ronaldinho futbollin

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT