• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Letra e Insignes: Titullin për qytetin, zoti i Napolit është Diego
Home
Futboll

Letra e Insignes: Titullin për qytetin, zoti i Napolit është Diego

19 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Lorenzo Insigne ka shkruar një letër të gjatë që është publikuar në mediat italien, në të cilën rrëfen historinë e lidhjes së tij me Napolin dhe arsyet pse skuadra e kaltër duhet të fitojë titullin kampion .

Ja letra e Insignes: 
Fillimisht Interi dhe më pas Torino e Napoli, refuzuan të më bënin pjesë të ekipeve të tyre. ‘Ka teknikë, forcë, shpejtësi dhe të gjithë elementët që mund të përmirësohen me stërvitje, por është i shkurtër’. Ky ishte arsyetimi me të cilin skuadrat më refuzonin dhe në moshën 14-vjeçare mendova të lë futbollin, por im atë më ndali, duke më thënë se se çfarë do të bëja, nëse do të lija futbollin. Vendosa të vazhdoj dhe vetëm pak muaj më pas, Napoli më dha një tjetër mundësi të stërvitesha, pasi mesa duket kishin pikasur diçka te unë. Ëndërroja që të luajë të paktën vetëm një ndeshje me ekipin e parë, për të vdekur i qetë më pas.

Ndeshja ime e parë ishte në Livorno dhe që andej u kthyem në avion. Në aeroport më priti babai dhe e pyeta nëse në lagje po më priste dikush, por ai mu përgjigj: Jo! Të gjithë po flenë pasi është shumë vonë. Kur mbërritëm në lagje pashë që festohej me fishek-zjarre, muzikë dhe një tortë të madhe me emrin tim. Mes shumë të rinjve ishte edhe nëna ime, që është një fanse e çmendur e futbollit. Napoli është në gjakun tonë.

Mendimi im i vetëm është të fitoj kampionatin me Napolin. E përjetova shumë keq mbetjen jashtë botërorit me Italinë dhe ende e vuaj kur e kujtoj. Por mu desh të lë pas gjithçka dhe të përqendrohem te titulli kampion me Napolin, që do të jetë i pari në jetën time. Dua të fitojmë për qytetin tim, për lagjen time, për familjen time dhe për fëmijët e mi.

Edhe zoti si person është shumë i dashur këtu dhe me këtë nënkuptoj Maradonën. Sa herë që luaj në ‘San Paolo’ më shtohen rrahjet e zemrës kur mendoj për familjen time, për sakrificën e tyre për të më blerë ato këpucë, nga ku filloi e gjithë ëndrra ime. Emocionohem edhe kur mendoj se po luaj aty ku ka luajtur lojtari më i madh në botë, ka luajtur Maradona. Me të gjithë respektin që kam ndaj Ronaldos, tani që jam më i rritur dhe e di historinë time, më vjen keq, por them se Maradona ishte më i madhi që kam jetuar ndonjëherë. Ronaldo, ka pasur këpucë fantastike, ka qenë një gjeni, ka qenë frymëzimi im, por unë jam napoletan, dhe për ne vetëm një mbret, emri i tij është Diego.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Heq brekët dhe i than në kondicionerët e avionit, gruaja shokon udhëtarët për 20 minuta (VIDEO)
Previous article PLAGOSJA E DYFISHTË NË SELITË/ Si ndodhi gjithçka: Dalin pamjet para sherrit (VIDEO)

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos Futboll

BOTËRORI 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

HISTORIKE/ Të gjithë lojtarët e lindur jashtë vendit, Maroku bëhet skuadra e parë në Botëror që… Futboll

HISTORIKE/ Të gjithë lojtarët e lindur jashtë vendit, Maroku bëhet skuadra e parë në Botëror që…

MILIONA EURO PËR MUÇIN/ Zbulohen dy klubet e Bundesligës pas futbollistit të Kombëtares Futboll

MILIONA EURO PËR MUÇIN/ Zbulohen dy klubet e Bundesligës pas futbollistit të Kombëtares

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT