Dy të rinj janë përfshirë në një konflikt ditën e djeshme në fshatin Fermë- Çlirim të Fierit, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 19-vjeçari Renato Gjokaj. Sherri, sipas policisë, ka ardhur pas një debati mes dy bashkëmoshatarëve, që kishte nisur që një ditë më parë.
Sot policia e Fierit ka zbardhur edhe identitetin e autorit i cili është arrestuar dhe gjithashtu në pranga ra edhe e fejuara e tij.
NJOFTIMI I PLOTE:
Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e plotë të plagosjes me armë të 19-vjeçarit ditën e djeshme.
Arrestohet në flagrancë autori i plagosjes si edhe e fejuara e këtij të fundit për armbajtje pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaraitin e Policisë Fier, pas një pune hetimore arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.Enea Hajderasi, 27 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier.
2.L.M, 19 vjeçe, banuese në Fier.
Në datën 30.01.2018, rreth orës 15:45, shtetasi Enea Hajderasi, në banesën e tij ka plagosur nga pakujdesia me armë zjarri pistoletë shtetasin R.Gj, 19 vjeç.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Enea Hajderasi dhe të fejuarës së tij, shtetases L.M u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoletë të markave “Miniblov” dhe “Zastava”, një krehër me 9 fishekë model 57, 65 copë fishekë model 56 si edhe 1 gëzhojë pistolete.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” e kryer në bashkëpunim dhe “Plagosje e lehtë nga pakujdesia” parashikuar nga Nenet 287e25 dhe 92 të Kodit Penal.


